E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Squid Game” shqetëson mësuesit e prindërit: Fëmijët po sillen si në serial, qëllojnë njëri-tjetrin në rrugë

- Advertisement1-

“Squid Game” është një nga prodhimet e fundit të platformës “Netflix” për të cilin me siguri keni dëgjuar, nëse ende nuk e keni parë.


Seriali deri tani ka gjeneruar miliona euro fitime, ndërsa kudo në botë ka rrëmbyer vëmendjen e shumë dashamirësve të kinematografisë.

- Advertisement -

Por, seriali nuk është kurrsesi i përshtatshëm për fëmijët. Loja përmban skena ekstreme dhune, seksi dhe ofendimesh.

Mësues dhe fëmijë nga shtete të ndryshme kanë shprehur shqetësimin për fëmijët që janë ekspozuar ndaj këtyre skenave.

Prodhimi koreano-jugor, ku qindra njerëz të zhytur në borxhe kokurrojnë deri në vdekje për të fituar çmimin e madh, teksa përfshihen në lojërat e vendosura në shesh dhe luajnë të maskuar.

Një shkollë fillore në Ilford të Britanisë i ka dërguar një letër prindërve ku përshkruan shqetësimet e saj se fëmijët që kanë parë “Squid Game” po qëllojnë njëri-tjetrin në parkun e lojërave, si një mënyrë për të imituar shfaqjen. “Këto skena tepër shqetësuese në shkollë nuk do të tolerohen”, shkruhet në letër.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...