Spoti nga Nagavci: Shikon në mikroskop, sillet në karrige, pastaj ia lëshojnë skriptën

- Advertisement5 -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka publikuar një video-spot të shkurtër në rrjetin “Facebook”. Pamjet mund të ju ngjajnë me ndonjë reklamë të shamposë për flokë ose të bankave që ofrojnë kredi. Sidoqoftë, bëhet fjalë për diçka tjetër.

- paragrafi 1 -

Përmes videos, Nagavci njoftoi për ndarjen e 150 mijë eurove si mbështetje për mësimdhënien e bazuar në punë hulumtuese.

- Advertisement - M1

“Të gjithë profesorët që kanë kontratë të rregullt pune me universitetet publike si staf akademik mund të fitojnë 10 mijë euro grant për ta aplikuar hulumtimin në procesin e punës” – shkroi ndër të tjera ministrja Nagavci.

Spoti nis me ministren gjoja duke shikuar diçka përmes mikroskopit. Në çast, ajo kthehet në drejtim të një kamere që shihet në spotin e incizuar nga kamera tjetër.

Dikush ia lëshon skriptën në një ekran të vogël dhe Nagavci fillon të lexojë, edhe pse përballë kamerës duket se po i thotë fjalët prej vetes.

- Advertisement - m2

Në spot shihet edhe një punëtor i organizatës ORCA të analistit Rron Gjinovci. Bëhet fjalë për Skerd Retkocerin, i cili me finesë ia lëshon skripten ministres duke e përdorur gishtin e mesëm të dorës së djathtë.

Marrë nga Nacionale.com