E enjte, 22 Shkurt, 2024

Spina bifida, sëmundja e rrallë që prek foshnjet që në fetus duke lënë pasoja të parikuperueshme gjatë gjithë jetës

- Advertisement1-

Spina bifida është një anomali e cila shfaqet kur në një fetus (ende të palindur, pra në barkun e nënës) shtylla kurrizore nuk mbyllet plotësisht.


Si rezultat palca e kurrizit nuk është e mbrojtur, del nga kanali i shtyllës kurrizore duke sjellë kështu dëmtime të nervave që dalin nga ajo.

- Advertisement -

Për këtë arsye, nervat që kontrollojnë lëvizjet e gjymtyrëve dhe funksione të tjera nuk funksionojnë si duhet.

Fëmijët e lindur me spina bifida shpesh kanë aftësi të kufizuara të cilat zgjasin gjatë gjithë jetës së tyre.

Gjithashtu këta fëmijë mund të kenë nevojë për ndërhyrje të shumta kirurgjikale për shkak të këtyre aftësive të kufizuara fizike.

- Advertisement -

Ekzistojnë dy lloje të Spina bifida:

– E mbyllur: Kur unazat nuk janë të mbyllura prapa por palca kurrizore është e mbrojtur mirë nga ligamentet (lidhëset), muskujt dhe kërcet. Në këto raste, e vetmja shenjë e spina bifidas manifestohet në deformimin e shputave të këmbëve.

– E hapur: Kur palca kurrizore nuk është e mbrojtur nga kockat dhe del jashtë në formën e një qeseje të butë në shpinë. Në këtë rast palca kurrizore është e dëmtuar dhe ka shenja të rëndësishme të dukshme.

- Advertisement -

Si mund të parandalohet? Spina bifida mund të parandalohet nëse merren doza e duhura të acidit folik përpara dhe gjatë shtatëzanisë.

Sa është nevoja për acid folik? Femrat në moshën riprodhuese kanë nevojë për 400-800 mcg acid folik cdo ditë, jo vetëm gjatë shtatëzanisë, por edhe në momentin që fillojnë të planifikojnë për shtatëzani. Nëse ato do të kenë një shtatëzani, atëherë fetusi do të ketë shumë më pak mundësi të preket nga anomalitë e sipër përmendura.

Si duhet të kujdesemi për fëmijën me Spina bifida?

Kur ekziston “qesja me nerva” në kurrizin e foshnjes së posalindur, mundësitë që ajo të jetojë janë më të mëdha nëse operohet brenda javëve të para të jetës. Operacioni mundëson mbulimin e defektit me muskuj dhe lëkurë. Pa këtë operacion rreziku është i madh, pasi mund të shkaktohet dëmtimi dhe infektimi i trurit apo meningjiti dhe për pasojë fëmija nuk jeton shumë gjatë. Tek fëmijët të cilët nuk mund të operohen është e domosdoshme të mbrohet qesja e nervave, pra të mos dëmtohet ose prishet mbështjellësi i hollë që mbulon atë. Nëse ky mbështjellës dëmtohet, atëherë shkaktohet shfaqja e meningjitit. Një mënyrë e mbrojtjes së qeses është bërja e një unaze apo rrethi prej materiali të butë. Mos lejoni që unaza apo veshja ta prekë qesen.

Cfarë ndodh me shikimin e fëmijëve me Spina bifida?

Tek shumë fëmijë me Spina bifida shfaqet shtrembërimi i syve. Kjo ndodh kur shtohet dhe grumbullohet lëngu i trurit. Fëmijët që vuajnë nga kjo sëmundje kanë kriza të shpeshta. Nëse ato nuk mund të kontrollohen atëherë mund ta shkaktojnë dëmtimin e trurit duke e vështirësuar edhe më tepër të mësuarit e fëmijës. Nëse shfaqen krizat mund të shfaqet edhe nevoja e marrjes së ilaçeve.

Komplikimet më të shpeshta që shkaktohen janë:

– Infeksionet urinare;

– Plagët.

Infeksioni urinar vjen si pasojë e mbajtjes së urinës, dhe e përdorimit kateterëve të qëndrueshëm. Tek fëmijët me Spina bifida, infeksionet urinare dhe problemet e veshkave janë shkaktarë të shpeshtë të vdekjes.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...

Blerond Maraj nga Peja ka nevojë për ndihmën tuaj

Blerond Maraj nga Peja ka nevojë për ndihmën e të gjithëve për trajtim jashtë...

A po i demotivojme fëmijët nga veshjet që i blejmë? Nga Marsida Simo (Sociologe)

  Bota e konsumit ka vite që është brendësuar në jetën tonë, duke filluar edhe...