E martë, 25 Shkurt, 2025

Sot u mbajt mbledhja e tremujtorit të gjysmëvjetorit të dytë e këshillit të klasave në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

- Advertisement1-

Sot në shkollën “Emin Duraku” u mbajt mbledhja e tremujtorit të gjysmëvjetorit të dytë e këshillit të klasave të ciklit fillor (0-5) dhe të mesëm të ulët (6-9).

Mbledhjen e hapi drejtori i shkollës M.Sc. Rrahim Bekteshi, duke përshëndetur mësimdhënësit e pranishëm dhe duke i njoftuar me pikat e rendit të ditës: raportimi mbi strukturën klasore dhe realizimi i programeve lëndore, vijueshmëria, disiplina dhe të ndryshme.

- Advertisement -

Me hollësi u raportua nga ana e mësimdhënësve mbi përbërjen numerike të klasave, realizimin e planit lëndor, përparësitë dhe problematikat aktuale e çështje të tjera me rëndësi.

Drejtori Bekteshi vlerësoi pozitivisht të arriturat dhe angazhimin e palodhur të stafit mësimdhënës, me theks të veçantë shënimin e festave të rëndësishme kalendarike dhe ditëve të manifestimeve të ndryshme. Drejtori çmoi lart fitoren e ekipit sportiv të shkollës të cilët në garat republikane u dekoruan me medaljen e vendit të parë.

Në garat komunale në kuizin mbi trashëgiminë kulturore nxënësit poashtu i siguruan shkollës vendin e parë, gjë për të cilën pranuan lëvdata e përgëzime.

Gjatë kësaj periudhe u shënuan një sërë kuizesh në lëndë të ndryshme shkollore, si në lëndën e historisë dhe teknologjisë; u shënuan pika kreative artistike nga muzika dhe arti figurativ; u mbajtën sesione informuese me prindërit si në rastin e vaksinimit kundër Papilloma Virusit; vazhdoi punën Ekipi për Rritjen e Cilësisë, duke dëshmuar seriozitetin dhe mirëfunksionimin e tij që nga themelimi disa muaj më parë; u organizuan vizita në monumente kulturore e historike; u organizuan programe artistike, orë letrare dhe përkujtimore me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, festave të 7 dhe 8 marsit dhe Epopesë së UÇK-së.

Mbledhja vazhdoi duke diskutuar për problematikat e tanishme dhe zgjidhjet eventuale që mund të bëhen në lidhje me to. Posaçerisht sjelljet e nxënësve, vijueshmëria në procesin mësimor dhe sfidat e tyre zunë një vend të veçantë dikutimi dhe nga të pranishmit u propozuan zgjidhje bashkëkohore dhe efektive.

Shkolla jonë mbetet një institucion i përkushtuar dhe profesional, në të cilin fryma e bashkëpunimit dhe bashkërendimit në mes të drejtorisë, stafit, prindërve, nxënësve, bashkëpunëtorëve të brendshëm dhe të jashtëm është e një niveli mbi pritshmëritë e zakonshme arsimore.

- Advertisement -rrrrrrr

Nxënësve u urojmë pushime të këndshme pranverore, me shpresen që periudha pas tyre të i gjejë më të motivuar, më të përkushtuar dhe më të suksesshëm se kurrë më parë!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...