E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Sot pritet të zgjidhet rektori i ri i Universitetit të Gjakovës

- Advertisement1-

Sot pritet të zgjidhet rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Ditë më parë, ky Universitet përmes një njoftimi kishte bërë të ditur se intervistimi i kandidatëve do të bëhet më 16 gusht duke filluar nga ora 11:00 në objektin e rektoratit të këtij universiteti.

- Advertisement -

“Në këto intervista, secili kandidat, përmes shpalosjes së programit të tij, do të prezantojë një vizion gjithëpërfshirës për zhvillimin e strategjisë së ardhshme të Universitetit dhe për qasjen e tij menaxhuese. Votimi për zgjedhjen e rektorit do të bëhet pas intervistimit të kandidatëve, me datë 16.08.2023” – është thënë në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, kandidatët që i kanë plotësuar kushtet formalo-juridike për konkurrim dhe të cilët do të intervistohen nga Këshilli Drejtues, janë: Drilon Bunjaku, Haxhi Kamberi, Kimete Canaj dhe Rifat Morina.

Më 21 nëntor të vitit të kaluar Artan Nimani ishte shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Gjakovës. Sipas Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës, Nimani kishte dështuar të krijojë ambient të përshtatshëm dhe të sigurt për mbarëvajtje të procesit mësimor si pasojë e minimizimit dhe mosndëshkimit të rasteve të dhunës (rrahje, shantazhe, kërcënime).

Ndërkaq, Nimani kishte thënë për KALLXO.com se shkarkimi i tij është për arsye politike.

Në mbledhjen e mbajtur më 2 dhjetor 2022, Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës me gjashtë vota PËR  kishte zgjedhur Zeqir Hashanin si ushtrues i detyrës stë rektorit të këtij universiteti.

Më 15 gusht 2023, në një konferencë për media, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, u shpreh se konkursi i parë për rektor të ri në Universitetin e Gjakovës është anuluar sepse kanë qenë dy kandidatë por që nuk i kanë plotësuar kushtet. Sipas saj, njëri kandidat ka qenë ish-rektori që është shkarkuar nga Këshilli, dhe për tjetrin tha se me aq sa është njoftuar ka qenë një kandidat që nuk i ka plotësuar kërkesat formale të konkursit sepse nuk i ka përcjellë të gjitha dokumentet  e nevojshme.

“Meqenëse nuk ka pasur kandidatë është parë e nevojshme që të anulohet ai konkurs”- ka thënë Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...