Sot në Tiranë zhvillohet Gara Finale e Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe

- Advertisement -

Sot në Tiranë zhvillohet Gara Finale e Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe, shkruan AlbanianEducation.net.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se do të marrin pjesë 40 nxënës të klasave të 9-ta nga Kosova që kaluan me sukses 3 fazat paraprake.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Gati për finalen!

Më 10 prill në Tiranë 🇦🇱 zhvillohet Gara Finale e Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe ✍️📚!
40 nxënës të klasave të 9-ta nga Kosova 🇽🇰 që kaluan me sukses ✅ 3 fazat paraprake, janë gati të shkëlqejnë në skenën finale!

- Advertisement -

Për herë të parë, në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë 🤝, po organizohet një olimpiadë unike për gjuhën tonë të bukur 🥰!Ky është një hap i madh përpara për arsimimin cilësor dhe bashkëpunimin mbarëkombëtar!

Urime dhe suksese të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit arsimor nga të dyja anët e kufirit! Krenarë për ju! 🌟