Sot në këto komuna nuk mbahet mësim, shkak reshjet e shiut

- Advertisement -

Reshjet e mëdha të shiut gjatë ditës së enjte kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të territorit të Kosovës.

- paragrafi 1 -

Ndër vendet më të rrezikuara ka qenë edhe Komuna e Klinës, e cila ka njoftuar se të premten nuk do të mbahet mësim në shkollat e saj si pasojë e gjendjes së krijuar nga vërshimet

- Advertisement -

“Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, ka vendosur që nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës”, thuhet në njoftim.

Të njëjtin njoftim gjatë ditës së enjte e ka bërë edhe Komuna e Skenderajt.

Ndërsa, komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se dita e humbur e mësimit do të kompensohet në një të shtune.

- Advertisement -

“Kjo ditë do të kompensohet një të shtune, për të cilën do të ju informojmë me kohë. Stafi udhëheqës dhe ai teknik i shkollave duhet të jenë në punë, për ta mbikëqyrur situatën dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për përgatitjen e objekteve shkollore, për fillimin e mësimit në ditën e hënë”, thuhet në njoftimin e DKA-së në Mitrovicë.

Ndërkaq, vërshimet kanë prekur disa prej qyteteve të Kosovës, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut në 24 orët e fundit.