E hënë, 20 Janar, 2025

“Sot më le përgjithmonë…Nuk arrite ta përcjellësh djalin në klasën e parë”- fjalët prekëse të gruas pasi ja vranë burrin

- Advertisement1-

Pas vrasjes së kandidatit të Partisë Demokratike për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, ka reaguar bashkëshortja e tij.


Valbona Bahtiri-Ademaj, ka shkruar në Facebook se me Astritin ka kaluar 17 vite martesë, ndërkaq ka thënë se besimi i tij i jep forcë t’i rrisë fëmijët.

- Advertisement -

“17 vite i kaluam së bashku me të mira e më vështirësi, por çdo gjë ishte e lehtë kur kishim afër njëri tjetrin, tejkaluam shumëçka bashkë, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu Aelen e Buronin që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë. Besimi yt që kishe ndaj meje më bën më të fortë që të vazhdoj ti rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe. Lamtumirë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës kanë mbetur të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i po kësaj partie, Blerand Kadrijaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....