E hënë, 24 Shkurt, 2025

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë, Nagavci thirrje nxënësve: Të respektohen rregullat

- Advertisement1-

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta.

Me këtë rast Nagavci ju ka uruar nxënësve rezultate të mira, ndërsa ju ka bërë thirrje të respektohen rregullat, shkruan Albanian Education.net.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Të dashur nxënës të klasave të nënta, suksese sot në Testin e Arritshmërisë.

Në ditën e parë të këtij testi, 23 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre.

Testi do të mbahet në 176 qendra të testimit ku në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi.

Ndërkaq, më 11 korrik do të mbahet pjesa e dytë e testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Pres respektim të rregullave në mënyrë që të kemi rezultate reale.

- Advertisement -rrrrrrr

Suksese të gjithëve!🍀

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...