Pas një sëmundjeje të gjatë dhe shqetësimeve shëndetësore të muajve të fundit, në moshën 65 vjeçare, ka ndërruar jetë sot (16.03.2023), arsimtarja e njohur nga Peja Hidajete Kelmendi Rizvanolli.
E ndjera ka dhënë kontribut me brezin e saj edhe në sistemin paralel të arsimit, ndërsa ka shërbyer në Shkollën Fillore të Mesme, të Ulët ‘Tetë Marsi’ në Pejë.
Hidajete Kelmendi Rizvanolli, njihej për dashurinë dhe mirësinë si në mesin e kolegëve, ashtu të nxënësve.
Ka reaguar me këtë rast, me telegram Ngushëllimi edhe Drejtoria e Shkollës ‘Tetë Marsi’
‘I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të kolegës sonë Hidajete Kelmendi Rizvanolli, do ta kujtojmë përherë për sinqeritetin, miqësinë, përkushtimin e saj dhe punën e zellshme në procesin edukativo-arsimor.
Në emër të kolektivit të shkollës tonë, SHFMU “Tetë Marsi”, iu shprehë ngushëllime të gjithë familjes Kelmendi dhe Rizvanolli, kolegëve dhe ish kolegëve që punuan me të, ish nxënësve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin . Qoftë i paharruar kujtimi për veprën e saj jetësore!’-thuhet në telegramin ngushëllues nga Drejtoria e shkollës.
Ceremonia mortore për të ndjerën do zhvillohet nesër në ora 16:00 në varrezat e qytetit të saj të lindjes në Pejë.