E diel, 23 Shkurt, 2025

Sot fillon viti i ri shkollor – jo të gjithë nxënësit janë pajisur me libra

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se të hënën, më 2 shtator fillon viti i ri shkollor 2024/2025.

Ajo përmes një postimi në Facebook shkruan se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në koordinim me komunat i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.

- Advertisement -

Nagavci ka njoftuar se kanë aplikuar gjithsej 203.407 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore, ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 201,120 aplikues.

“Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar, po ashtu platforma për aplikim po qëdron e hapur”, ka deklaruar ajo.

Pra edhe nga postimi i ministres lë të kuptohet se të gjithë fëmijët nuk janë pajisur me libra, pasi ka prindër që ende nuk janë subvencionuar,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci do të vizitojë sot dy shkolla në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se Nagavci nga ora 10:00 do të vizitoj shkollën “Iliria”, ndërsa nga ora 11:00 shkollën “Elena Gjika”.

Ndërsa vlen të ceket se me vendim të komunës së Prishtinës, mësimi gjithëditor do të zhvillohet për herë të parë për nxënësit e klasave nga e para deri në të pestën.

- Advertisement -rrrrrrr

Shkollat ku do të nisë ky projekt, janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, “Nazim Gafurri” dhe “Qamil Batalli”. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...