Sot filloi viti shkollor 2025/2026 në Shkollën “Iliriada” në Antwerpen të Blegjikës. Kështu ka njoftuar shkolla përmes një njoftimi në Facebook.
Prej sot, më 7 shtator 2025, ka filluar mësimi plotësues në gjuhën shqipe, i cili do të zhvillohet çdo të diel nga ora 11:00 deri në 14:00, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Të nderuar prindër dhe bashkatdhetarë,
Sot filloi viti shkollor 2025/2026 në Shkollën “Iliriada” në Antwerpen.
Dua të falënderoj nga zemra stafin pedagogjik të shkollës “Iliriada” për mikpritjen e ngrohtë dhe dashurinë me të cilën pritën fëmijët tanë – nxënësit e kësaj shkolle.
Prej sot, më 7 shtator 2025, ka filluar mësimi plotësues në gjuhën shqipe, i cili do të zhvillohet çdo të diel nga ora 11:00 deri në 14:00.
Ju lutemi të regjistroni fëmijët, në mënyrë që ata të kenë mundësi të mësojnë sa më mirë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare, si dhe të shërbejnë si urë lidhëse mes shqiptarëve që jetojnë në Antwerpen dhe në Vlandre.
Ju mirëpresim të dielën e ardhshme, më 14 shtator 2025, nga ora 11:00 deri në 14:00.