Sot dita e fundit që Qeveria të mbajë premtimin: A do ta bëjë publike vlerën e koeficientit të pagave?

- Advertisement -

“Në janar do të vendoset vlera e koeficientit. Nuk mund ta përcaktojmë koeficientin me Ligjin e Pagave, por me buxhet. Po kërkoj pak durim prej juve, saktësisht në janar të vitit 2023”. Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti më 24 dhjetor.

- paragrafi 1 -

Për ta mbajtur këtë premtim Kurti ka afat veç edhe sot, pasi është dita e fundit e muajit janar,  ndërsa koeficienti i Ligjit të Pagave vazhdon të mbahet i fshehtë.

- Advertisement -

Ligji për Paga hyn në fuqi më 5 shkurt. Me të rregullohet çështja e pagave për punonjësit e sektorit publik. Koeficientet tashmë janë publikuar, por se vlera ka mbetur e fshehtë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ditë më parë u shpreh se janë duke u bërë përllogaritjet dhe kur të bëhet përmbledhja e të gjithave, atëherë do të përpjesëtohet shuma e ndarë për paga në buxhet.

Ligji i Pagave mund të dërgohet në Kushtetuese

- Advertisement -

Dy institucione deri tash, kanë paraqitur kërkesë të Avokati i Popullit, për t’a referuar ligjin, në Gjykatë Kushtetuese, çka do të thoshte se, ligji do të pezullohej, deri në një vendim të gjykatës.

Ato janë Këshilli Prokurorial e Instituti i Kosovës për Drejtësi, që konsiderojnë se në Ligjin e shumë përfolur, ka shkelje kushtetuese.

Ndërsa partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se do ta dërgojë Ligjin në Kushtetuese nëse vlera e koeficientit është nën 129 euro. (Albanian Education)

Ligji i Pagave hyn në fuqi edhe 6 ditë: A do të dërgohet në Kushtetuese?