E hënë, 3 Shkurt, 2025

Sot bëhet varrimi i tre fëmijve që vdiqën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

- Advertisement1-

Humbja e jetëve të tre fëmijëve të familjes Morina, Rama dhe Mehmetaj në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ka tronditur opinionin e gjerë.

Të tre fëmijët njëri i moshës 13 vjeçar dhe dy të tjerë 15 vjeçar, u gjetën pa shenja jete nën rrënojat e një objekti të pabanuar i cili u shemb mbrëmjen e së shtunës.

- Advertisement -

Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se tre trupat e të miturve do të varrosen sot në varrezat e fshatit nga ora 14:00.

Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre.

Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë V.M i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, I.R i lindur më 25 mars 2009 dhe R.M i lindur më 7 gusht 2009.

Ndërkaq autoritetet kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që quan në shembjen e objektit ku ndodheshin tre viktimat.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Flet kujdestari i tre të rinjve që vdiqën në Jabllanicë: Kanë qenë nxënës të shkëlqyer

Pasditen e së shtunës, Jabllanica e Gjakovës u trondit me vdekjen e tre të...

Kosova është njoftuar se të gjitha programet e studimeve për SHBA janë pezulluar për momentin

Bordi i Shkëmbimit Arsimor SHBA-Kosovë (USKEB) ka marrë njoftim zyrtar nga Departamenti i Shtetit...

Shkolla e re “Bajram Abdiu” në Bicaj të Kukësit hap dyert për nxënësit dhe mësuesit

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se shkolla e re “Bajram...

Fushata zgjedhore: Me metoda tradicionale premtojnë arsim modern

Fjalimet në fushatën zgjedhore në Kosovë janë të gjata dhe të zhurmshme, por rrallë...