E diel, 19 Janar, 2025

“Sot 72 alarme për bomba në shkolla” – ky është njoftimi i fundit

- Advertisement1-

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë ditës së sotme policia ka marr informacione për mjete shpërthyese në 72 shkolla dhe në Aeroportin e Prishtinës.

Ministri Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se situata ka qenë shqetësuese sidomos kur bëhet fjalë për institucione arsimore të të gjitha moshave, por fatmirësisht, në asnjërin lokacion nuk ka pasur mjet shpërthyes.

- Advertisement -

“Në Policinë e Kosovës sot janë dhënë informacione për mjete shpërthyese në 72 shkolla në komunat Kamenicë, Lipjan, Zveçan, Graçanicë, Skenderaj, Prizren, Prishtinë, Klinë, Viti, Rahovec, Mitrovicë e Veriut, Ranilluk, Dragash, Artanë, Shtërpcë, Partesh, Fushë Kosovë, Vushtrri, Gjilan, Zubin Potok, Istog dhe informacioni i fundit në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari””, ka shkruar Sveçla.

Më tej Sveçla ka thënë se “njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalur menjëherë në lokacionet e lajmëruara duke bërë fillimisht rrethimin e zonave e pastaj kontrollin e detajuar të objekteve. Situata ka qenë shqetësuese sidomos kur bëhet fjalë për institucione arsimore të të gjitha moshave, por fatmirësisht, në asnjërin lokacion nuk ka pasur mjet shpërthyes. Tashmë kanë përfunduar kontrollet edhe në aeroport dhe nuk ka pasur asnjë mjet shpërthyes, puna ka vazhduar me intensitetin e njëjtë”.

“Dua të siguroj të gjithë qytetarët se nuk ka asnjë arsye për panik apo për t’u shqetësuar. Ne mbesim të përkushtuar që me të gjitha kapacitetet tona, përmes të gjithë mekanizmave tanë të ofrojmë siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Derisa ministri Sveçla thotë se në Policinë e Kosovës janë dhënë informacione për mjete shpërthyese në 72 shkolla, vetë Policia përmes një komunikate ka thënë se kërcënimet për bomba janë bërë në objekte shkollore në 30 lokacione.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...