Sot 53 nxënës mbollën 53 lule në nderim të 53 viktimave të Masakrës së Poklekut

- Advertisement5 -

Në oborrin e Shtëpisë Muze “Masakra e Poklekut”, sot u mbollën 53 lule nga 53 nxënës të shkollës fillore “Gani Syla” në Poklek të Ri – një gjest simbolik që mban gjallë kujtesën për 53 jetët e pafajshme të humbura më 17 prill 1999.

- paragrafi 1 -

Nisma u ideua nga Lumnije Krelani dhe u përkrah plotësisht nga drejtori i shkollës, Rifat Demaku, bashkë me stafin pedagogjik. Qëllimi ishte i qartë: edukimi i brezave të rinj për historinë, dhimbjen dhe sakrificën, përmes një akti të thjeshtë, por shumë domethënës.

- Advertisement -

Për realizimin e këtij aktiviteti, falënderim të veçantë mori edhe Express Store në Drenas, e cila mbështeti nxënësit, duke e bërë nismën edhe më të veçantë.

53 lule për 53 jetë të pafajshme.

Të mos harrojmë.

- Advertisement -

Të mos heshtim.

Të mos ndalemi.

FB IMG 1763756732963

FB IMG 1763756730658

fb