Mësimdhënësja Sofije Veseli është zgjedhur “Mësimdhënëse e dalluar” për vitin shkollor 2025–2026 e shkollës “Abdullah Shabani” në Mitrovicë, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi nga shkolla “Abdullah Shabani”:
Me propozimin e drejtorit të shkollës, z. Nazmi Beka, i cili u përkrah nga i gjithë Këshilli i Mësimdhënësve, mësimdhënësja Sofije Veseli merr titullin “Mësimdhënëse e dalluar” për vitin shkollor 2025–2026.
Një mësimdhënës i mirë mëson, nxit, motivon, frymëzon dhe udhëzon, ndërsa mësimdhënësja Sofije Veseli i mishëron të gjitha këto virtyte.
Ajo punon me pasion të madh për mësimdhënie dhe përveç kësaj është pjesë aktive dhe e vazhdueshme e proceseve të rëndësishme që zhvillohen në shkollë.
Sofije, Drejtoria dhe i gjithë stafi i shkollës të urojnë për këtë titull dhe të dëshirojnë shumë suksese të tjera në të ardhmen!
