E diel, 23 Shkurt, 2025

Sociologu Jeton Brajshori: Stigmatizohet fëmija nëse i thuhet se njëri ka marrë notë të mirë e tejtri të dobët

- Advertisement1-

Prej shtatorit të vitit shkollor 2022/23 do të rikthehet vlerësimi i nxënësit në arsimin parauniversitar në dy periudha, siç ka qenë para vitit 2016.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit parasheh që me udhëzimin e ri administrativ vlerësimi të bëhet në gjysmëvjetorin e parë dhe gjysmëvjetori e dytë, duke e hequr vlerësimin që ishte i përcaktuar deri më tani me UA të vitit 2016, ku përfshihej vlerësimi para pushimit pranveror.

- Advertisement -

Sociologu Jeton Brajshori ka thënë për Koha Vision se kujdes të shtuar duhet të ketë te vlerësimi i fëmijëve të nivelit fillor dhe parafillor.

Sipas tij, duhet të përpilohen mekanizma që nuk bëjnë krahasime ndërmjet fëmijëve.

“Është problematike për arsyeje nuk duhet të krahasohen dhe të krijohen barriera qysh në fillim sepse ata janë ende të vegjël dhe ende presin që ta krijojnë personalitetin e tyre. Në momentin që bëhen krahasime, siç e kemi pasur vlerësimin më herët, kanë marrë nota më të mira, ky është nxënës më i dobët, atëherë stigmatizohet fëmija se është më i dobët”, ka thënë ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....