E diel, 23 Shkurt, 2025

Sociologu Gëzim Tushi: Kjo shoqëri kërkon shumë nga shkolla dhe mësuesit

- Advertisement1-

Pse ka një dobësim të statusit pedagogjik dhe social të mësuesit në shkollë dhe jashtë saj?

“Liberalizimi dhe demokratizimi i shkollës po sjell, për fat të keq dhe paradoksalisht, cenimin e autoritetit dhe “pushtetit edukativ” të mësuesit. Shkolla, që është një nga tri institucionet thelbësore të “autoritetit” dhe edukimit, së bashku me familjen ka pësuar ruptura në tërë trekëndëshin e vet të lidhjeve dhe marrëdhënieve ekzistenciale: Shkolla, mësuesi, nxënësi. Kjo shoqëri kërkon shumë nga shkolla dhe mësuesit. Shumë kërkon dhe tejet pretendues me ta janë edhe familja dhe prindërit. Shpesh, pa pyetur për hallet, statusin e tyre, konfliktet dhe kontradiktat e shtuara në shkollë në marrëdhëniet mësues, prind, nxënës. Pa llogaritur këtu edhe mbingarkesat racionale e sidomos ato burokratike që rëndojnë mbi të”, ka deklaruar sociologu Tushi për Portalin Shkollor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...