E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Sociologia Marsi Simo: Si mund të parandalohet bullizmi në shkolla

- Advertisement1-

Bullizmi, është një ndër problemet më të përhapura sot në institucionet arsimore në Shqipëri.

Sociologia Marsi Simo thotë se pjesa më e madhe e fëmijëve që bullizojnë, janë fëmijë që janë dhunuar, ngacmuar ose të rrethuar nga dhuna. Si pasojë ata shprehin komunikimin e tyre përmes dhunës dhe mbrojtjes së vetes duke sulmuar të tjerët. Një fëmijë i tillë merr mesazhin që përmes dhunës mund të fitojë terren dhe të jetë i respektueshëm nga të tjerët. Ndërsa fëmijët që mund të bien pre e bullizmit mund të jenë pothuaj të gjithë fëmijët.

- Advertisement -

Simo në një intervistë për Bebja.com shpjegon se ngacmuesit synojnë këta fëmijë sepse ose ndihen inferiorë ose shqetësohen se aftësitë e tyre janë nën hije. Si rezultat, ata i ngacmojnë këta fëmijë duke shpresuar t’i bëjnë ata të ndihen të pasigurt, si dhe t’i bëjnë të tjerët të dyshojnë në aftësitë e tyre.

Intervista e plotë:

1. Marsi, sapo ka nisur viti i ri shkollor, bullizmi në këto institucione është një fenomen shumë i përhapur? Çfarë përfshin një sjelle bullizuese midis nxënësve?

Një vit i ri shkollor ka nisur, por problemet që ka arsimi, edukimi, marrëdhënia nxënës-mësues apo prind-fëmijë është ende prezente. Dhuna është një nga fenomenet që ka doza të shtuara si verbale dhe jo verbale. Pothuaj kudo, fëmijët janë të rrethuar nga mesazhe, imazhe me përmbajtje dhune. Interneti, televizioni, filmat dhe serialet që ata ndjekin, këngëtari i tyre i preferuar, me shumë gjasa përdor gjuhë dhunuese. Të gjitha këto çojnë në sjellje agresive, ku në vend të diskutimit, nxitet konflikt, dhe në vend të bisedës përhapet frikë apo kërcënim.

2. Cilat janë llojet e bullizmit?

Format kryesore të bullizmit janë:

- Advertisement -rrrrrrr

-Bullizmi verbal (fyerjet, ngacmimet, frikësimet, fjalë/shprehje tallëse, kërcënuese kundrejt një personi tjetër ose grup personash me qëllim talljen e tij, vënie

vënien në vështirësi apo veçimin e tij, etj.

-Bullizmi joverbal (përdorimi i dhunës fizike, shpulla, gjuajtje, pickime, apo dëmtimi i një prone etj.)

-Bullizmi social (përhapja e thashethemeve, gjeste negative të fytyrës ose gjuhës së trupit, vështrime kërcënuese ose përçmuese, duke imituar në mënyrë të pahijshme, inkurajimi i të tjerëve për të përjashtuar dikë nga grupi/klasa, duke dëmtuar reputacionin shoqëror të dikujt etj.)

-Bullizmi kibernetik i cili konsiderohet si dëm i qëllimshëm dhe i përsëritur i shkaktuar nëpërmjet përdorimit të kompjuterëve, telefonave dhe pajisjeve të tjera elektronike. (Dërgimi i teksteve abuzive ose lënduese, imazhe ose video dëmtuese ose të modifikuara, duke imituar të tjerët në internet ose duke përdorur të dhënat e tyre)

3.Cilat janë tiparet e fëmijëve që bien pre e bullizmit? Si ta kuptojnë prindërit kur fëmija i tyre është bullizuar?

Pjesa më e madhe e fëmijëve që bullizojnë, janë fëmijë që janë dhunuar, ngacmuar ose të rrethuar nga dhuna. Si pasojë ata shprehin komunikimin e tyre përmes dhunës dhe mbrojtjes së vetes duke sulmuar të tjerët. Një fëmijë i tillë merr mesazhin që përmes dhunës mund të fitojë terren dhe të jetë i respektueshëm nga të tjerët. Ndërsa fëmijët që mund të bien pre e bullizmit mund të jenë pothuaj të gjithë fëmijët.
Duke nisur që nga fëmijët e mirë edukuar dhe të suksesshëm. Ngacmuesit synojnë këta fëmijë sepse ose ndihen inferiorë ose shqetësohen se aftësitë e tyre janë nën hije. Si rezultat, ata i ngacmojnë këta fëmijë duke shpresuar t’i bëjnë ata të ndihen të pasigurt, si dhe t’i bëjnë të tjerët të dyshojnë në aftësitë e tyre.

Po ashtu pre e bullistëve mund të jenë fëmijët që janë introvertë. Këta të fundit shihen si viktima të përshtatshëm sepse nuk para shoqërohen me grup shoqëror që mund t’i mbrojnë. Ndër të tjera hulumtimet tregojnë se fëmijët që vuajnë nga depresioni ose kushtet e lidhura me stresin mund të kenë gjithashtu më shumë gjasa për t’u bullizuar.

A. Si mund të parandalohet bullizmi nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollave?

Do doja të përmendja 3 R e Bullizmit që janë “Recognize, Respond, and Report”, pra ta njohim, t’i përgjigjemi dhe ta raportojmë sjelljen bullizuese. Këto hapa duan kohën e tyre dhe një edukim që nis që në vogëli nga prindi, por edhe nga institucionet e arsimit.

Ajo që është për të ardhur keq, ka të bëjë me faktin se ka jo pak raste ku vetë prindi është bullisti i fëmijës së tij. Duket absurde, por në momentin që prindi ushtron autoritetin e tij duke friksuar fëmijën, duke e dhunuar atë, nuk mund të quhet tjetër veçse prind që bullizon. Po ashtu kemi pasur dhe fatkeqësisht do ketë raste ku mësuesit bullizojnë duke përdorur si formën e bullizmit psikologjik apo atë fizik.

Nga ana tjetër kemi edhe nxënës që bullizojnë mësuesit e tyre, si pasojë e edukatës së munguar dhe rënies së figurës së autoritetit që duhet ta gëzojë çdo mësues. Pas këtij përshkrimi dhe hapave që përmenda, do doja të theksoja se rregullat dhe ligjet e shkruara duhen zbatuar dhe nuk duhen neglizhuar. Një tolerancë e vogël ndaj këtyre sjelljeve abuzive mund të çojnë në të tjera më të agravuara më vonë.

4. Si mund të parandalohet bullizmi nga prindërit? Përfshirë fëmijët që janë “viktima” të bullizmi? Por edhe prindërit që kanë një fëmijë që bullizon të tjerët?

Së pari prindi duhet të analizojë sjelljet e tij brenda familjes, të kuptojë pa justifikim modelet që ai i prezanton fëmijës si dhe të kërkojë ndihmë nga specialistët kur ndihet i pafuqishëm përballë situatave të tilla me fëmijën. Po ashtu prindërit duhet të kapin çdo sinjal nga fëmija, çdo ndryshim apo heshtje të fëmijëve të tyre. Kryesisht nëse fëmijët kanë nevojën të izolohen, të mos shkojnë në shkollë, apo nuk duan të ushqehen/ushqehen më shumë se zakonisht, kanë probleme me gjumin, mund të jenë shenja që tregojnë se diçka nuk shkon.

Për prindërit që kanë një fëmijë bullist, i cili tall, vë në lojë fëmijët e tjerë, e bën ketë sepse ndjen fuqi ose mund të jetë i lënduar brenda vetes. Prindërit kanë tendencë të mos e pranojnë këtë duke justifikuar ose nxjerrin të tjerët fajtor. Është normale të ndihen jo mirë, por fshehja e situatës apo justifikimi nuk do jetë përfituese për fëmijën. Prindërit duhet të bashkëpunojnë me shkollën apo prindërit e tjerë ku paralelisht të mbajë komunikim të vazhdueshëm me fëmijën.

5. Fëmijët që janë viktima të bullizmit si duhet të shmangin, mbrohen nga personi që e bullizon? Shpesh herë këta fëmijë përgjigjen se e kanë në klasë dhe zgjidhja më mirë do të ishte të ndërronte klasën ose shkollën? Ose në rastet ekstreme arrijnë deri në dhunë fizike?

Nuk mendoj se ikja “t’ja mbath” nga problemi është zgjidhja. Po nëse në klasën tjetër do këtë një tjetër fëmijë që bullizon, a mund të ikim pafund? Më kujtohet shpesh filmi “Shoku ynë Tili”, ku të gjithë nxënësit, mësuesit, komuniteti bashkëvepronte për të integruar Tilin me fëmijët e tjerë, larg fjalëve të pista apo konform rregullave të shëndetshme shoqërore. Sot ne kemi shumë personazhe “Tili” dhe pak ndikim nga fëmijët e mirë edukuar, një komunitet indiferent, një shoqëri që i mëson fëmijëve më shumë dhunën sesa lojën.

Megjithatë besoj fort se ka prindër që e duan mirësinë, harmoninë midis shoqërisë dhe ende ka një frymë për të bërë më të mirën për fëmijën.
Këto arrihen duke ndërtuar ura komunikimi që në vegjëli me fëmijën, duke i mësuar atij kufizimet, zgjedhjet por edhe ndalimet. Po ashtu t’i nxisin fëmijëve metoda njerëzore për t’i menaxhuar situatat konfliktuale. Dhe më e rëndësishmja është që vetë prindërit të japin shembullin kryesor.

6.Kur një prind duhet të këshillohet te një psikolog apo sociolog? Dhe metodat që përdorni ju si sociologe?

Prej mbi 5 vite tashmë unë kam krijuar grupe fëmijësh të cilët ndjekin kurse psiko-sociale. Këto kurse kanë në fokus inteligjencën emocionale, vendosjen e kufirit personal, dallimin midis privatës dhe publikes, aftësitë e buta, ndërtimin e vetëbesimit dhe komunikimin efektiv.

Nxitja e inteligjencës emocionale ndihmon në zgjidhjen e situatave të ndryshme sidomos ato konfliktuale në mënyrë të shëndetshme.
Ajo që vë re nga puna e përditshme është se fëmijët shpesh kanë probleme me menaxhimin e emocioneve, kanë vetëbesim të ulët dhe bashkëpunojnë pak me bashkëmoshatarët e tyre. Ndaj theksoj se ndërhyrja herët, apo në kohë do të ishte më frytdhënëse.

Me shumë rëndësi shoh dhe trajnimet e mësuesve. E kam fjalën jo trajnime për të marrë thjesht kredite por nga ato që mësojnë metoda reale vepruese dhe reaguese. Shpesh jam e ftuar në kopshte dhe shkolla jopublike ku kërkojnë trajnime të tilla për stafin e tyre. Pas një trajnimi nuk mund të arrihet e gjitha, por e sigurt që vë në lëvizje individë që kanë në dorë të ardhmen e fëmijëve.

/Bebja.com

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

FESTAT E FUNDVITIT: Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë – këto ditë do të jenë pushim në dhjetor dhe janar

Festat e fundvitit Krishtlindjet dhe Viti i Ri, po afrohen dhe bashkë me të...

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale në Podujevë

Në Podujevë sot është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale në...

LIRI për 28 Nëntor iu dërgon dhurata rreth 100 nxënësve në shkollën “Ibrahim Rugova” në Podujevë

Kompania LIRI vazhdon të gëzoj nxënësit në mbarë vendin. Për nder të 28 Nëntorit, LIRI...

Kompania Pestova gëzon rreth 100 nxënës të shkollës “Ibrahim Rugova” në Podujevë për 28 Nëntor – iu dërgon VIPA CHIPS

Kompania Pestova nga Vushtrria vazhdon të gëzoj nxënësit në mbarë vendin. Për nder të 28...