E premte, 13 Dhjetor, 2024

Sociologia Marsi Simo: Prindërit shqetësohen për notat, jo për sjelljen

- Advertisement1-

Sociologia Marsida Simo në një lidhje me Skype për “Abc-ja e mëngjesit” foli për rolin e prindërve dhe mësuesit në edukimin e fëmijëve dhe ndikimin e rrjeteve sociale tek ta. Simo vuri theksin tek neglizhenca e prindërve ndaj fëmijëve dhe tek modeli që ata kanë përqafuar për t’i edukuar.


Sipas saj, prindërit kanë trashëguar modelin e tipit “jo nuk duhet, mos se është turp”. “Kohët e fundit vihet re një tendencë kur prindërit merrnin më pak pjesë në takimet me prindër sepse dhe efekti po humb, po bëhen thjesht një rol prezantues me notat dhe prindërit janë të fokusuar tek shifrat dhe jo tek sjellja e tyre.

- Advertisement -

Ka raste kur mësuesi mund ta njohë më mirë fëmijën sesa vetë prindi sepse në shtëpi kalon më pak kohë dhe vetë prindi duke qenë se nuk merret shumë me të, nuk e njeh plotësisht. Gabimet, traumat, shtrëngimet që pëson në familje i shfaq në shkollë, sidomos kur është nën presionin e moshatarëve”, tha sociologia.

Më tej ajo u ndal dhe tek ndikimi i rrjeteve sociale tek fëmijët dhe tek mungesa e edukimit seksual. “Media sot është fokusuar tek se*ksi. Adoleshentët dihet që në moshën 12-13 vjeç mendojnë shumë për se*ksin dhe sa më pak informacion të kenë aq më shumë kuriozë bëhen.

Ne të rriturit nuk na bëjnë përshtypje këto materiale se*ksiste qoftë duke objektivizuar gruan dhe vajzën, por dhe me klipe të zbuluara apo reklamat që janë vetëm për aspektin seksual. Adoleshentët në mungesë të edukimit seksual në familje dhe shkollë, shikojnë këto klipe dhe emisione që flitet për se*ksin”, shpjegoi sociologia

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Tri shkolla të Komunës së Ferizajt, shpërblehen me mirënjohje nga MASHTI

Gjimnazi shoqëror “Dr. Shaban Hashani”, SHFMU “Astrit Bytyçi” dhe SHFMU “Tefik Çanga” shpërblehen me...

MASHTI mirënjohje për Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj

Ministria e Arsimit ka ndarë mirënjohje për Gjimnazin "Dr. Shaban Hashani" në Ferizaj, shkruan...

Këto janë disa nga shenjat që tregojnë për nxënës të mirë (të angazhuar dhe të motivuar)

Disa nga shenjat që tregojnë për nxënës të mirë (të angazhuar dhe të motivuar)...

Si të hartojmë një test

Mësuesi Shkëlzim Pepaj ka hartuar një material rreth mënyrës së krijimit të një testi;...