“Smart Board për klasën më të mirë – fillon iniciativa e re në shkollën ‘Mehmet Gjevori’ në Prishtinë

- Advertisement -

Shkolla  “Mehmet Gjevori” në Prishtinë ka nisur një iniciativë të re për të motivuar nxënësit dhe për të ngritur cilësinë e procesit edukativo-arsimor. Nga ky vit shkollor, në këtë institucion do të bëhet çdo muaj vlerësimi dhe shpërblimi i klasës që shquhet për disiplinë, pastërti dhe sukses në mësime.

- paragrafi 1 -

Kjo risi synon të nxisë frymën e bashkëpunimit dhe përkushtimit në mesin e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, duke e kthyer shpërblimin në një traditë motivuese që promovon vlerat e shkollës.

- Advertisement -

Për muajin e parë të vitit shkollor, klasa që u vlerësua më e suksesshmja ishte klasa 9/1, e cila u shpërblye me një Smart Board – pajisje moderne teknologjike që do të ndihmojë edhe më tej në zhvillimin e mësimdhënies interaktive.

Drejtoria e shkollës ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për këtë arritje, duke theksuar se ky është vetëm fillimi i një nisme që synon të fuqizojë përformancën dhe kulturën shkollore.

“Urime klasës 9/1 për këtë sukses të merituar! Kjo shpërblim është rezultat i punës së përbashkët, përkushtimit dhe respektimit të vlerave që promovon shkolla jonë,” thuhet në njoftimin e shkollës.

- Advertisement -