‘Skenë krimi! Mos kalo!’, aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi

- Advertisement -

Aktivistet e Lëvizjes Feministe Studentore kanë bllokuar sot me ngjitës derën e zyrës së profesorit Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

- paragrafi 1 -

“Skenë krimi! Mos kalo!”, “ Xhevat Krasniqi nuk ke vend në UP”, janë letrat që janë vendosur në derë zyrës së profesorit Krasniqi dhe në hyrje të zyrës.

- Advertisement -

Ky aksion është vazhdim i protestës së aktivistëve që kërkojnë me ngulm përjashtimin e Krasniqit nga Universiteti i Prishtinës, që kur u bë publik lajmi për denoncimin e studenteve.

Këshilli i Etikës i UP-së, i cili po trajton këtë rast nuk mori vendim as në mbledhjen e mbajtur dje ku dëshmoi edhe vetë profesori.

- Advertisement -

Ai dje para Këshillit të Etikës mohoi që të ketê ngacmuar ndonjë studente. /AlbanianEducation.net/.