Gjimnazi “Eqrem Qabej” ka zgjedhur Skender Sopin si mësuesin më të dalluar për vitin shkollor 2022-2023, shkruan Albanian Education.
Njoftimi i shkollës:
ZGJEDHET MËSUESI I DALLUAR I VITIT
Këshilli i arsimtarëve të gjimnazit tonë përzgjodhi mësimdhënësin e Artit figurativ, prof. Skender Sopin, “Mësues i Dalluar” për vitin shkollor 2022-2023 që do të konkurrojë në nivel komunal dhe pastaj në nivel vendi që organizohet nga MASHTI për nder të “7 Marsit, Ditës së Mësuesit” për të fituar çmimin vjetor “Shaban Jashari”, çmim i cili ndahet çdo vit.
Kontributi 40-vjeçar me ditar në dorë, flasin shumë për meritat në edukimin artistik të gjeneratave të shumta të profesorit të nderuar!
Kolektivi jonë, nxënësit dhe prindërit e tyre, profesorit Skender i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në rangimet e mëtejme në nivel vendi!