E premte, 20 Shtator, 2024

Skenari pesimist: Mësuesi merr rrogë veç 560 euro, nëse koeficienti i pagës është 100 euro

- Advertisement1-

Shuma e koeficientit të pagave është ende sekret. Nuk dihet se sa do të jenë pagat në sektorin publik, pasi që ende s’është bërë e ditur vlera e koeficientit, ndonëse ligji për pagat e zyrtarëve publikë tashmë është miratuar dhe pritet të hy në fuqi 1 shkurt. Në fakt, në media qarkullojnë informacione se janë 3 skenare: 100 euro, 120 euro dhe 130 euro.

Përveç tri skenareve, publike janë edhe koeficientët e ndryshëm. Andaj, është lehtë e kuptueshme se sa do të mund të ishte paga për mësuesit, bazuar në koeficientin dhe vlerën e tij.

- Advertisement -

Sipas ligjit të miratuar së fundmi, mësuesit e shkollës së mesme kanë koeficientin 5,8. Në bazë të skenarit më pesimist, pra nëse vlera e koeficientit është 100 euro, atëherë një mësimdhënës në shkollën e mesme të lartë do të merrte veç 580 euro pagë.

Ndërsa, mësimdhënësit në arsimin fillor pritet të marrin veç 560 euro, pasi koeficienti i tyre është 5,6. E mësidhënësit në institucionet parashkollore do të merrnin veç 520 euro pagë, pasi të njëjtit kanë koeficientin 5,2.

Çka nëse koeficienti është 129 euro (skenari më optimist)?
Sipas Projektligjit për Paga, në arsimin universitar dhe parauniversitar, koeficientin më të lartë pritet që ta ketë rektori – 14,2 – i cili, sipas kërkesës së AAK-së, do të paguhet me 1 mijë e 831 eurosh e 80 centësh në muaj.

Dekani, i cili parashihet që të ketë koeficient 12,8, pritet që të paguhet 1 mijë e 651 euro e 20 centë.

Profesori i rregullt, i cili e ka koeficientin 12,4, pritet që të ketë pagë prej 1 mijë e 599 eurosh e 60 centësh.

Në anën tjetër, drejtorët e shkollave të mesme të larta pritet që ta kenë koeficientin 6,4 ose pagë prej 825 eurosh e 60 centësh, teksa drejtorët e shkollave fillore e të mesme të ulëta parashihet që ta kenë koeficientin 6 apo pagë prej 774 eurosh.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërkohë mësimdhënësit në shkollën e mesme të lartë, koeficientin 5,8 apo 748 euro e 20 centë pagë bazë, ndërsa ata në arsimin fillor, pritet ta kenë koeficientin 5,6 apo 722 euro e 40 centë pagë, e mësimdhënësit e institucioneve parashkollore koeficientin 5,2 apo 670 euro e 80 centë pagë.

Çka nëse vlera e koeficientit është 120 euro?
Më tej, sipas Projektligjit për Paga, në arsimin universitar dhe parauniversitar, koeficientin më të lartë pritet që ta ketë rektori – 14,2 – apo me një pagë bazë prej 1 mijë e 704 eurosh.

Ndërkaq drejtori i shkollës së mesme të lartë pritet që ta ketë koeficientin 6,4 apo 768 euro bazë. Drejtori i shkollës fillore dhe të mesme të ulët parashihet që ta ketë koeficientin 6 apo pagë 720 euro.
Mësimdhënësit në shkollën e mesme të lartë, koeficientin 5,8 apo 696 euro pagë bazë, ndërsa ata në arsimin fillor do ta kenë koficientin 5,6 apo 672 euro e mësimdhënësit e institucioneve parashkollore koficient 5,2 apo 624 euro pagë. /Nacionale/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...