Skandaloze: Shkolla “Ali Kelmendi” në Vushtrri deshi t’i dërgonte nxënësit në kishë pa njohurinë e prindërve

- Advertisement5 -

Skandalet nëpër shkollat kosovare dhe sistemin arsimor kosovar nuk po kanë të ndalur. Një rast i radhës ka ndodhur në shkollën fillore “Ali Kelmendi” në Vushtrri.

- paragrafi 1 -

Shkolla në fjalë tentoi t’i dërgonte nxënësit e ciklit parashkollorë në kishën protestante “Fjala e Zotit” në këtë komunë, siç thonë prindërit me rastin e festës së Krishtlindjeve për t’u bërë dhurata fëmijëve. Krejt kjo do ndodhte pa paralajmërim apo njoftim të prindërve për një nismë të tillë.

- Advertisement - M1

Prindërit e një klase të ciklit parashkollor të kësaj shkolle kanë ngritur shqetësimin e tyre në lidhje me këtë vizitë në adresë të “Mitropol”, për të cilën thonë se u synua të mbahej në formë ‘tinëzare’.

Madje, në diskutimin e tyre në grupin e prindërve, një nga prindërit ka thënë se e kanë pyetur mësuesen e klasës se ku po planifikojnë t’ua dërgojnë fëmijët për dhurata por se nuk kanë marrë asnjë përjgigje nga e njejta.

Prindërit tutje pretendojnë se shkolla “Ali Kelmendi” ka edhe një “marrëveshje të fshehtë” me kishën protestante “Fjala e Zotit” në Vushtrri.

- Advertisement - m2

”Sipas Kushtetutes se Republikes se Kosoves shkollat jane institucione laike dhe nje marreveshje e fshefte si kjo mes shkolles “Ali Kelmendi” dhe kishes protestante “Fjala e Zotit” shkel dhe abuzon me Kushtetuten e Republikes se Kosoves ne radhe te pare pastaj me femijet e vegjel te cilet tentohet te dergohen tinezisht ne kishe! Thjesht Shkolla “Ali Kelmendi”ne kete rast eshte shendrru ne misionarizem protestant!”, tha njëri nga prindërit në formë anonime për “Mitropol”.

Portali ka siguruar edhe fotografi nga komunikimi i prindërve në grupin Viber ku diskutojnë për këtë çështje të cilën e quajnë skandaloze.

Kujtojmë se në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës shkollat janë institucione laike dhe duhet funskionuar në atë formë. Gjithashtu, çdo aktivitet ku involvohen fëmijët e mitur duhet të bëhet me aprovimin e prindërve.

84187DE2 64F0 4CC2 AFF0 09E3F95C2D4B 1207x2048 1

CE78D57A 1BE5 49D6 A457 655B52210B0C 1221x2048 1

58DF5E9B 3CA1 4AED BF5D F314CE235590 1255x1536 1