Skandaloze: Mësimdhënësi e puth nxënësen e klasës së shtatë në Deçan

- Advertisement -

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

- paragrafi 1 -

Një mësimdhënës i kësaj shkolle ka sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë, duke e puthur në buzë.

- Advertisement -

Ngjarja është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës.

Në videon e publikuar shihet teksa mësuesi bisedon pak me nxënësen dhe më pas e puthë në buzë.

 

- Advertisement -

Lidhur me këtë ka folur edhe Porkuroria e Shtetit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë se pas ka identifikuar personin në fjalë, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari me inicialet V.S., është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Ndërsa ka theksuar se brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokurori i shtetit ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, “i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit”, ka thënë Nikqi.