Skandaloze: Keqtrajtohet shitësi i cigareve në Prishtinë, disa të rinj ia djegin duart

- Advertisement -

Një shitës cigaresh në Prishtinë është keqtrajtuar nga disa të rinj në një lokal në kryeqytet.

- paragrafi 1 -

Në një video të publikuar  në rrjetet sociale shihen disa të rinj që qeshin me djalin, shitës cigaresh, teksa i vënë flakën duarve të tij në një tavolinë, brenda një lokali.

- Advertisement -

Në video shihet se pas djegies së duarve, djalit që shet cigare nuk i ndihmon askush. Aty dëgjohen vetëm zërat duke qeshur.

Policia e Kosovës ka konfirmuar  se tre persona janë arrestuar për këtë rast.