E shtunë, 18 Janar, 2025

Skandal në një çerdhe në Prishtinë: Drejtoresha largon nga puna edukatoret pa paralajmërim, postin ia dorëzon kunatës së saj

- Advertisement1-

Tri edukatore dhe një kuzhinere e kopshtit “HERLA” në Prishtinë ia panë sherrin papërgjegjmërisë së drejtoreshës së këtij institucioni Shpresa Cengu, e cila i largoi nga puna pa ndonjë paralajmërim. Ani pse edukatorët e kopshtit kishin kontrata deri në muajin qershor të vitit 2024 ato u “përzunë” nga puna.

Drejtoresha Shpresa Cengu ia dorëzoi postin kunatës së saj Filloreta Rafunes, ku kjo e fundit mori drejtimin e kopshtit duke sjellë me vete familjar të saj si “edukatore” dhe e njëjta ka ndryshuar emrin e kopshtit në “Porta e Artë Akademi”.

- Advertisement -

Periskopi ka siguruar ankesën e edukatorëve të cilat u larguan nga puna.

Sipas ankesës, ato kërkojnë kompensim material pasi që kontrata është ndërprerë në mënyrë të njëanshme.

Madje në ankesën e tyre përmendet edhe sjellja jo e mirë e drjetoreshës së re Filloreta Rafuna ndaj tyre, duke thënë se janë ndjerë “të nënçmuara dhe të lënduara”.

“Gjatë kësaj kohe ne jemi ndjerë të nënçmuara dhe të lënduara, sepse na janë shqyer dhe larguar punimet tona nga muri dhe te gjitha aktivitetet tjera që kemi bërë me fëmijë!

Poashtu e kemi pasur të vështirë të zhvillojmë aktivitetet tona me fëmijë , sepse stafi saj ka qenë pengesë duke u sjellur nëpër klasa, kinse po e rregullojmë kopshtin!”, thuhet ndër të tjera në ankesen e edukatorëve të larguara nga puna.

Periskopi ka kontaktuar edhe drejtoreshen Shpresa Cengu për të marr një përgjigje se pse janë larguar nga puna edukatoret, por e njëjta hezitoi të jap detaje.

- Advertisement -rrrrrrr

“Të lutem, nuk mund të prononcohem, jam marr vesh me to. Tash është çështje e tyre”, tha shkurt Cengu.

Në lidhje me këtë Periskopi ka kontaktuar edhe Filloreta Rafunën për të pyetur nëse paraparkisht ishte bërë ndonjë marrëveshje që edukatorët të mos mbesin pa punë.

“Na kemi bisedu, ka qenë vendim shumë afër që kena vendos për me marr. Unë si drejtoreshë e kopshtit “Porta e Artë” iu kam ofru punë të gjithave me radhë se nuk mu kanë dashtë se e kam pas stafin tem, por njëherë i kam ofru njëres, njëherë tjetrës dhe ato nuk kanë pranu. Për tjera gjëra bisedo me drejtreshën e kalume”, tha Rafuna.

“Kanë thanë që krejt stafi me ardhë. Unë krejt stafin s’kam mujt se e kam pas stafin tem”, shtoi ajo.

Më poshtë gjeni ankesën e plotë të edukatorëve që u larguan nga puna:

Ankesë

Ne tri edukatoret e kopshtit “Herla”: E.M,K.Q,V.D dhe kuzhinierja e kopshtit, “Herla” S.D kemi një ankesë ndaj Kopshtit”Porta e artē” dhe pronares se këtij kopshti Filloreta Rafuna, e cila ka ardhur me edukatoret e saj deri sa ne ishim akoma në punë dhe duke na penguar në punën tonë ende para se të filloj punen ajo dhe para se të largohemi ne.

Pra ajo ka ardhur me staf para dates 1 nëntor.

Gjatë kësaj kohe ne jemi ndjerë të nënçmuara dhe të lënduara, sepse na janë shqyer dhe larguar punimet tona nga muri dhe të gjitha aktivitetet tjera që kemi bërë me fëmijë!

Poashtu e kemi pasur të vështirë të zhvillojmë aktivitetet tona me fëmijë , sepse stafi saj ka qenë pengesë duke u sjellur nëpër klasa, kinse po e rregullojmë kopshtin!

Pronarja e re e kopshtit asnjëherë nuk ka kërkuar nga ne që të vazhdojmë punën deri në përfundimin e kontratës!

Por, përkundrazi ka pas sjellje jo të mira me ne, duke mos i interesuar fare per Kontratat tona, dhe duke mos interesuar se ne po mbesim pa punë tani e tutje.

Andaj, ne kërkojmë edhe nga pronarja e re e kopshtit”Porta e artë” znj.Filloreta Rafuna, kompenzim material deri ne perfundimin e Kontrates sonë!

Sepse ajo është pronarja e re, edhe ajo mban përgjegjësi për ndërprerjen e punës sonë dhe ndërprerjen e njëanshme të Kontratës sonë të punës !

Me respekt ng parashtrueset e ankesës.

Shkrim i marrë nga PERISKOPI

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...

Psikologia e shkollës “Dy Dëshmorët” në Sheremet të Gjakovës mban seancë grupore me nxënësit e klasës 8-të

Shkolla "Dy Dëshmorët" në fshatin Sheremet të Gjakovës ka njoftuar se psikologia e shkollës...