Skandal/ Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen në klasë për shkak të veshjes kombëtare

- Advertisement -

Një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa”, gjatë ditës së sotme.

- paragrafi 1 -

Sipas Paparacit, ajo është larguar nga klasa nga mësuesi i anglishtes, Muhamed Hajredinaj, për shkak të veshjes së saj me rroba me motive kombëtare për festën e 28 nëntorit, që nga mësuesi janë konsideruar si të papërshtatshme.

- Advertisement -

I shqetësuar nga sjellja e mësuesit, Agim Kita, babai i 11-vjeçares, tha se me t’u lajmëruar nga vajza për largimin e saj nga klasa, ka paraqitur ankesë në shkollë kundër mësuesit Hajredinaj.

Kita beson se veprimi i mësuesit është i shtyrë nga bindjet fetare të tij.

“Ka ndodhë me vajzën time, e cila ka qenë e veshur me një bluzë me flamurin kombëtar dhe ka pasur një plis të vendosun në kokë për shkak se sot e kanë edhe festën dhe kanë pas program. Më ka telefonu vajza në momentin që e kam lanë të shkolla dhe më ka tregu që babi arsimtari i gjuhës angleze më ka largu nga klasa, nga ora, për arsye që ka pasur të vendosur plisin dhe bluzën me flamurin kombëtar”, ka deklaruar babai i 11-vjeçares.

- Advertisement -

Për këtë rast janë në dijeni edhe drejtuesit e shkollës.