E premte, 20 Shtator, 2024

Skandal: Mësuesi dhunon nxënësin, e përplas në dërrasë të zezë se kërkoi leje për nevoja personale

- Advertisement1-

Në fshatin Malecaj, në Njësinë Administrative Balldre të qytetit të Lezhës, Rasim Malecaj prind i dy nxënësve në shkollën 9-vjeçare Malecaj, ankohet në Fiks Fare për mësuesin e lëndës së Bio-Kimisë, pasi i ka dhunuar djalin.

Rasimi tregon se me datë 21 shkurt 2023 djali i tij ka shkuar në shkollë si çdo ditë tjetër, kur në orën e mësimit i ka kërkuar leje mësuesit të lëndës së Biologjisë të dilte nga mësimi për nevojat e tij personale.

- Advertisement -

Mësuesi i lëndës nuk e ka lejuar, djali është ngritur në këmbë , pasi e ka pasur të domosdoshme të dilte nga klasa, por mësuesi e ka kapur në pjesën e krahut dhe e ka përplasur në dërrasën e zezë. Rasimi tregon se po atë ditë janë njoftuar drejtori i shkollës, mësuesja kujdestare dhe uniformat blu të qytetit të Lezhës për të cilën është ngritur dhe një kallëzim mbi mësuesin.

Rasimi thotë se fëmijët kanë gati 1 muaj që nuk shkojnë në shkollë. Edhe 13 vjeçari i dhunuar i pyetur nga Fiksi tregoi se në orën e pestë i kishte kërkuar leje mësuesit të dilte nga klasa për nevoja personale ” doja të shfryja hundët, nuk mund t’a bëja në klasë”, por mësuesi nuk e kishte lejuar ndaj ai ishte ngritur vetë pa leje për të dalë. ” Mësuesi u revoltua dhe më tërhoqi nga krahu e më përplasi në dërrasë të zezë” tregon 13 vjeçari.

Me të dalë nga klasa nxënësi ka takuar mësuesen kujdestare dhe i ka treguar problemin. Më pas ka njoftuar edhe prindërit dhe policinë. Atë ditë në shkollë është mbajtur një procesverbal me dëshminë e të gjithë të pranishmëve në ngjarje, e më pas prindi dhe nxënësi janë larguar për të bërë denoncim në polici. Por Rasimi tregon se në polici ditën e ngjarjes nuk u është marr kallëzimi, pasi nuk ka patur psikolog.

“Na thanë hajdeni paraqituni nesër”, shton prindi. Të nesërmen sërish e njëjta situatë shprehet Rasimi , nuk kishte psikolog por që kallëzimi u bë. Policia i kishte sugjeruar edhe për një rapor mjeko- ligjor në lidhje me shenja që mund të kishte djali në krah, por pas kalimit të 24 orëve ” M’u duk e kot” shprehet Rasimi.

Gazetarët pas këtij denoncimi iu drejtuan shkollës Malecaj , ku takuan nxënës dhe mësuesen kujdestarë të djalit 13 vjeçar. Mësuesja kujdestare pohoi se mësuesi në disa anë nuk është i kuptueshëm, siç u shpreh ajo ” i pa marrun vesh”.

E pyetur nga gazetarët se nëse ka patur mundësinë të fliste me mësuesin e kallëzuar, ajo thotë se atë ditë në moment mësuesi ka mbyllur klasën me çelës bashkë me nxënësit brenda me pretekstin e shmangies së konfliktit me prindin e fëmijës. ” Atë ditë është mbajt një procesverbal, ku nxënësit deklaruan skenën që panë se e kishte kap prej krahu, kurse mësuesi nuk ka pranuar që e kishte prek me dorë djalin” tregon mësuesja kujdestare.

- Advertisement -rrrrrrr

Gazetarët kërkuan edhe për mësuesin, por në oborrin e shkollës gjetën nxënës të tjerë. Ata u shprehën se mësuesi nuk është më në këtë shkollë sepse ka bërë një ngatërresë me një djalë që e ka kap prej krahu dhe e ka shtyrë në dërrasën e zezë me forcë. “Kanë ndodhur edhe disa gjëra të tjera me të, nuk kemi bërë zë. Mua s’më ka ndodhur gjë, por shokëve të tjerë po” pohon njëri prej nxënësve.

Redaksia e Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë për informacion ZVAP dhe DRAP Lezhë ku në përgjigje të tyre këto institucione thanë se me datë 22.02.2023 grupi i punës u paraqitë në shkollë për verifikimin e situatës ku mori takim me mësues , drejtues, nxënës dhe prindin Rasim Maleci si dhe zhvilloi pyetësor me nxënësit e klasave VI,VII,VIII,IX.

Nga analiza e situatës së bërë grupi i punës ka konstatuar se mësuesi Bajram Shpellzaj ka marrëdhënie të mira me nxënësit dhe nuk konstatohet që ky rast ka qenë rast dhune.

Me datë 23.02.2023 në shkollën Torovicë ( shkolla Malecaj varëse) është mbledhur komisioni i etikës që ka vendosur që çështje të shqyrtohet nga komisioni i disiplinës. Po më këtë datë është mbledhur komisioni i disiplinës ku të gjithë anëtarët janë shprehur se nuk është rast dhune, por mësuesit i është dhënë masë disiplinore “qortim” me argumentin që mund ta kishte menaxhuar më me kujdes situatën.

Gazetarët takojnë mësuesin e akuzuar duke e pyetur mbi situatën. Mësuesi Bajram Shpellzaj tha se nxënësin nuk e ka prekur me dorë, është një situatë e nxitur nga prindi, djali ka dalë vetë nga mësimi pa lejen e tij. Për deklaratën e nxënësve të tjerë ai në vetëmbrojtje thotë se fëmijët mund edhe të gënjejnë, sepse në përgjithësi nuk ka patur probleme të tilla.

Aktualisht mësuesi Bajram Shpellzaj është transferuar në shkollën e Torovicës, duke shpresuar që mos të ketë më raste të tilla. /TCH

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...