E shtunë, 23 Nëntor, 2024

SKANDAL: Ja çfarë shkruhet në tekstin e gjeografisë në gjimnazet e Maqedonisë

- Advertisement1-

Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë për vitin II të gjimnazit të reformuar” i cilëson shqiptarët jo autoktonë dhe madje deri në pushtues dhe kanë larguar me kërcënime dhe rrëmbime maqedonasit nga trojet e tyre.

Libri i Gjeografisë në gjimnazet e Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar reagime të ashpra nga partitëshqiptare pasi cilësohet si tekst me përmbajtje diskriminuese dhe që krijon urrejtje ndëretnike.

- Advertisement -

Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë për vitin II të gjimnazit të reformuar” i cilëson shqiptarët jo autoktonë dhe madje deri në pushtues dhe kanë larguar me kërcënime dhe rrëmbime maqedonasit nga trojet e tyre.

Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës me anë të letre publike i kërkon ministres së Arsimit tërheqjen e librit nga shkollat e gjimnazit.

“E nderuara Ministre e Arsimit dhe Shkencës znj. Mila Carovska, Duke e parë nevojën për tërheqje nga përdorimi dhe ndryshim të librit të Gjeografisë për vitet e dyta të gjimnazeve të reformuara, të bashkangjitur po ua dërgojmë një letër zyrtare me kërkesë që urgjentisht të tërhiqet nga përdorimi libri i Gjeografisë i cili përmban elemente ofenduese dhe ksenofobe ndaj historisë dhe kulturës së shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kërkesën e Omer Ajdini, kryetari i forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët

Në lidhje me këtë debat, zv.ministri i Arsimit Arafat Shabani ka deklaruar se është formuar komision përkatës për shqyrtimin e përmbajtjes së librit të Gjeografisë për vitin e dytë me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve. Shabani, në emisionin 200 në Alsat u shpreh i zhgënjyer edhe me arsimtarët dhe prindërit për siç tha mos reagimin me kohë.

“Teksti do të tërhiqet por duhet procedurë ligjore, gjashtë anëtarë janë formuar presim anëtarin e shtatë profesorin prej Institutit të Gjeografisë dhe ato bëjnë një lloj revizioni disa ditor, shqyrton recensione dhe japin rekomandime e veta, në bazë të rekomandimeve ministrja do ta tërheq librin. Sigurisht do të tërhiqet nga përdorimi, por a do të zëvendësohet me ndonjë libër tjetër – deklaroi zëvendës ministër i Arsimit.

Ndërsa ish-ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se zgjedhja më e mirë është tërheqja e librit. Ndërsa për mos tërheqjen e ligjit në kohën kur vet e drejtonte Arsimin, Ademi u arsyetua me marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Ishim në momente të marrëveshjes me Greqinë, të gjitha programet mësimore unë si ministër i kam firmosur i kam përcjell për në Greqi, të gjitha tekstet shkollore i kam përcjell tek fqinji ynë jugor, njëjtë edhe ata kanë bërë. Dhe nuk kemi dashur aspak të rrezikojmë realizimin e përcaktimeve tona strategjike. Pa dashur që asnjë veprim i yni të kualifikohet si provokim kemi thënë të gjitha tekstet t’i revidojmë ndërsa këto tekste të cilat i kemi dorëzuar atje të presim një produkt final nga komisionet ndërshtetërore me fqinjët, atëherë edhe në aspektin internal do të jetë lehtë e tejkalueshme” – tha Arbër Ademi, ish ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Libri nuk ka asnjë autor shqiptar, por që gjithë janë maqedonas dhe kjo dukshëm tregon për ndarje në hartimin e teksteve shkollore.

Kryeministri Zoran Zaev për Portalb.mk premtoi se do të ndërmerren hapa konkret në heqjen prej përdorimi të librit “Gjeografia e Maqedonisë”.

“Lëshimet që ndër vite që kanë kaluar nëpër shumë libra dhe materiale, njëri prej tyre është mu ai që e thatë në librin e Gjeografisë për vit të dytë për gjimnaz. Me reformat tërësisht do të largohen dhe do të zgjidhen sistematikisht, kështu që deri më tani janë shfuqizuar dhe është dërguar korrigjimi ose ngjashëm, por vetë libri në fushëveprimin e ndryshimit të planeve mësimore dhe përmbajtjeve do të ndryshohen”, tha Zaev.

“Gjeografia e Republikës së Maqedonisë për vitin II të gjimnazit të reformuar”, si libër shkollor e përshkruan historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në mënyrë jo shkencore dhe ofenduese.

Në faqen 99, thuhet që “Prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin veten si autokton. Kryesisht ata janë popullsi maqedonase që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe ka ndonjë fis që ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”

Në faqen 99, shqiptarët paraqiten si rrezik për shtetin ku thuhet se “…vendosja e re e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë nuk është proces i mbaruar, ai bëhet edhe sot në fillim të shekullit XXI.Vendosja e këtillë në momente të pakontrolluar, vendosja në mënyra të ndryshme mund të dëmtojë të gjithë në Republikën e Maqedonisë”.

Në faqen 104, thuhet që “emigrimi i popullsisë shqiptare në Maqedoni nuk është bërë spontanisht, por në mase të madhe me dhunë, i planifikuar, me ndihmën e qeverisë turke ose të agallarëve dhe bejlerëve turq, të cilët e kishin lejuar vendosjen e popullsisë shqiptare-muslimane. Për këtë eksiztojnë dëshmi autentike. Maqedonasit i kanë përzënë nga vendbanimet e tyre e tyre me metoda të ashpra, si me vjedhje, kidnapime (rrëmbime), vrasje, maltretime fizike-rrhaje, djegie të tjera”.

Në shumë pjesë të librit, përfshirë edhe faqen 104, thuhet se: Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.

Në faqen 104 ka pika të përbashkëta me “Serdarot” të Gligor Përliçev ku thuhet se: Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i keqtrajtuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar (marrë peng) dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.

Në faqen 103: Shqipëria shfaqet si okupatore e Maqedonisë Perëndimore.

Në faqen 105: Kosova nuk korrespondon si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia.

Në faqen 84 dhe 85 në pjesën e përshkrimit të Maqedonisë antike dhe të sotme, figurativisht dhjetëra herë “lind” dhe “vdes” shteti i Maqedonisë, kjo paraqet pengesë për krijimin e një pasqyre të qartë të historisë së Maqedonisë.

Gabime bëhen edhe me prejardhjen e pakicave, ngaqë aty futen të gjithë të ardhurit, duke krijuar idenë se në Maqedoni nuk ka popull autokton.

“Përveç kësaj janë ofendues edhe ndaj historisë së kulturës, vlerave tjera të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë, konsiderojmë se këto elemente janë edhe kushte ksenofobe dhe i kontribuojnë stigmatizimit dhe inkurajimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve. Andaj, Ministria juaj, duhet të distancohet nga këto materiale dhe ky libër të tërhiqet një ditë më parë”, thuhet në letrën drejtues ministres së Arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni...

Studimi i fundit: Shqetësuese përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla

Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa prej shkollave të Qarkut...

LIRI gëzon nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj – iu dërgon biskota Sempre e çanta

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Memli Krasniqi takon Jasharajn: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard Tahirin kanë takuar...