SKANDAL: Hidhen dyshime korrupsioni për ministren Nagavci: “Ia botuan letrën e plazhit, iu aprovoi libër jashtë standardeve”

- Advertisement -

Profesori i mirënjohur Ardian Gojani, i cili është një ndër autorët e librave shkollorë të Fizikës së bashku me profesorin Rasim Bejtullahu, ka bërë një postim shqetësues në profilin e tij në Facebook.

- paragrafi 1 -

Gojani ka alarmuar opinionin për një marrëdhënie potencialisht korruptive mes znj. Arbërie Nagavci dhe Shtëpisë Botuese Albas.

- Advertisement -

“Më 2019 Albasi i boton disa fletushka plazhi që si bashkautore kanë ministren aktuale që ju aprovoi librin e fizikës. Me sa mend mund të pretendohet se libri alternativ për fizikë, libër ku thehen ligjet e natyrës, është për të mirën e arsimit, e të mos mendohet se është duke u punuar në stilin klientelist “ti ma boton mua, unë ta aprovoj ty”?” – shkruan Gojani, përcjell Periskopi.

Për momentin, nuk e dimë se cila është fletushka e plazhit e shkruar nga znj. Nagavci.

Ai më tej argumenton se qeveria e VV-së është duke vazhduar praktikat korruptive.

- Advertisement -

Teksti në fjalë është aprovuar në vitin 2021 dhe [sic] nuk e ka kaluar pragun e vlerësimit të vendosur nga Standardi i Teksteve Shkollore.

Statusi i plotë: