E diel, 23 Shkurt, 2025

Skandal: Gruaja e presidentit dyshohet se ushtroi presion mbi mësuesit për ndryshimin e notave të djalit të saj

- Advertisement1-

Sanja Musiç Milanoviç, gruaja e Presidentit të Kroacisë Zoran Milanoviç, dyshohet se i ka bërë presion drejtoreshës së shkollës së mesme klasike të Zagrebit, Zdravka Martiniç-Jerçiç, në mënyrë që djalit të saj t’i ndryshonin notat, dy javë pasi shkolla kishte mbaruar

Burime për median kroate Jutarnji raportojnë se ndryshimi i notave mund të konstatohet edhe në sistemin on-line, i cili është i aksesueshëm nga të gjithë mësuesit të cilët i kanë dhënë mësim djalit të presidentit.

- Advertisement -

I njëjti bashkëbisedues nuk ka mundur të thotë nëse dhe kur ka ardhur në shkollë Sanja Music Milanoviç, por ka konfirmuar se në mbledhjet e këshillit të mësimdhënësve nuk është diskutuar për këtë nxënës dhe notat e tij dhe as nuk ka pasur kërkesa zyrtare për rishikimin e notave.

Ndërkohë në një reagim mbi ngjarjen, Sindikatat e arsimit kanë deklaruar se “prekja” e notave pasi ato të jenë përfunduar dhe pasi të ketë kaluar afati ligjor prej 48 orësh nga shpallja e notës, në të cilën mund të kërkohet rishikimi i saj, është e paligjshme.

“Por gjithashtu, kjo ndodh më shpesh se sa do të mendohej për shkak të presionit të madh që prindërit u bëjnë mësuesve”, shton sindikata.

Nga Ministria e Shkencës dhe Arsimit kanë konfirmuar se kanë kërkuar deklaratë nga shkolla.

Musiç Milanoviç, në një letër drejtuar kryesisë së shkollës, të cilën Zyra e Presidentit ia ka përcjellë Jutarnji, thekson se, sipas saj, ka shumë parregullsi në lidhje me punën e mësueses së matematikës në fjalë.

“Dua të jem i qartë se asnjëherë me gojë dhe as tani me shkrim nuk kam kërkuar që nota të rrumbullakoset në notën maksimale, thjesht po kërkoj shpjegim për të gjitha parregullsitë e vërejtura që po bëjnë që studentët të dështojnë për sa i përket njohurive dhe notave, për të cilat nuk kanë faj dhe për të cilat nuk kanë mundur të ndikojmë as ata, as ne prindërit”, thotë në letër Zonja e Parë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....