E diel, 19 Janar, 2025

SkandaI: Mësuesi me 3 mijë euro të jep diplomën e shkollës së mesme pa bërë asnjë ditë mësim

- Advertisement1-

Fiks Fare zbuloi një tjetër skandal në lidhje me dëftesën e pjekurisë, që mund të merret kundrejt pagesës pa bërë asnjë ditë mësim.
Adrian Cani mësues fiskulture në shkollën 9-vjeçare “Adem Bedalli “ në Peqin , bën pazare për shitje diplome të shkollës së mesme kundrejt 3 mijë eurove.

Dikur ish-drejtor gjimnazi në qytetin e Peqinit, sot mësuesen në shkollë 9 vjeçare, Cani premton diplomë të shkollës së mesme kundrejt 3 mijë eurove.

- Advertisement -

Adrian Cani njëkohësisht është pedagog i jashtëm në një universitet privat në kryeqytet, por edhe nënkryetar i Partisë Demokratike në Peqin.

Por si u zbulua skema nga emisioni Fiks Fare? Menjëherë pas informacionit që mbërriti në redaksinë e emisionit , një bashkëpunëtore e Fiksit u interesua pranë mësuesit Cani.

Pa asnjë ndrojtje në pazare Adrian Cani i pohon bashkëpunëtores së Fiksit dëftesë pjekurie kundrejt shumës prej 3 mijë eurove. Dhe parat duhet të jepeshin paradhënie.

Gjithashtu mirë do ishte që personat e interesuar sipas mësuesit të ishin mbi 38 vjeç.

Pra persona që në vitet 2005-2006 kanë qenë në moshë mature.

Kjo pasi vitet më pas të gjitha të dhënat janë hedhur në sistem , ndërsa vitet përpara ende janë në regjistra me shkrime dore.

- Advertisement -rrrrrrr

Kjo u jep mundësi të shtojnë emra në këto regjistra.

Gjthçka është e rregullt siç pohon mësuesi me numër amze, dhe lehtësisht e verifikueshme nëse shkon interesohesh në institucionin nga del kjo dëftesë.

Mësuesi i kërkon paratë në fillim pasi thotë se është djegur herë të tjera dhe i është dashur të fusë lekë nga xhepi.

Gjithashtu kërkon dhe informacion të plotë mbi personin e interesuar që kërkon të pajiset me dëftesë, që në moshën që i përkon gjimnazi të mos ketë bërë burg.

” Unë i bëra dëftesën sikur ishte në gjimnaz ndërkohë personi vuante dënimin në burg. Jam djegur dhe kështu” shprehet Adrian Cani.

Dure rënë dakord parimisht për çmimin , Cani i kërkon bashkëpunëtores së Fiksit foto të hershme dhe kartën e identittetit të personit të interesuar. ” Për një javë ose pak më shumë del dëftesa pastaj” shprehet mësuesi.

Por përveç mësuesit Adrian Cani mban dhe një post tjetër atë partiak, ku nuk harron të përmendi emra të politikës. Për të vërtetuar që kjo është e vërtet, bashkëpunëtorja e Fiksit takon djalin e kandidatit për kryetar bashkie në Peqin dhe ai i konfirmon postin e Adrianit në PD. Ai mban postin e nënkryetarit të PD-së në Peqin.

Gazetarët e Fiksit pasi mësojnë orarin e mësimdhënies së mësuesit Cani e telefonojnë shkojnë në shkollën 9 -vjeçare.

Drejtoresha e shkollës sqaron gazetarët se mësuesi atë ditë nuk kishte ardhur, madje as nuk kishte lajmëruar në shkollë se do mungonte.

  • Në telefonatën me gazetarët mësuesi preferoi të mos jepte asnjë shpjegim në lidhje me shitjen e diplomës së shkollës së mesme, por vetëm përdori fjalë fyese për bashkëpunëtoren e Fiksit e cila e ka regjistruar./Top Channe

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...