“S’ka shkumësa, s’ka perde, s’ka tabela”, çka po ndodh me shkollat në Prishtinë?

- Advertisement -

Ndonëse lufta ka përfunduar qe 26 vjet, shkollat publike në Prishtinë ende po përballen me mungesa të theksuara të pajisjeve elementare.

- paragrafi 1 -

Andaj kjo situatë, sipas Kryetarit të Këshillit të Prindërve të shkollave të Prishtinës, Nexhmi Hoxha, ka detyruar prindërit që vullnetarisht të kontribuojnë financiarisht për nevojat e shkollave publike, raporton Kiks Kosova.

- Advertisement -

Sipas Hoxhës, zgjidhja duhet bërë në atë mënyrë që të rritet buxheti i ndarë për arsim e po ashtu edhe të bëhet një projekt që do mundësonte që shkollat të jenë me vetëfinancim.

E kësisoj, sipas kryetarit do të mbuloheshin nevojat që në fakt janë kompetencë e komunës.

Disa shkolla janë tërësisht të pajisura, ndërsa ka të tjera që kanë mungesa, andaj kjo së pari duhet rregulluar, sipas kryetarit, ngase nuk është e drejtë.

- Advertisement -

Kontributi financiar nga prindërit për shkollat, sipas Hoxhës, ndonëse është i lejuar ligjërisht, prapëseprapë është përgjegjësi e institucioneve lokale.

Andaj as ankesat që shkuan në adresë të tij nuk munguan, por që zgjidhjet duken të jenë problematike.

Kryetari Hoxha tha për Kiks Kosovën që përveç perdeve e klimave, shkollat e Prishtinës përballen edhe me mungesa tjera edhe më thelbësore.

Kërkesa e Këshillit të Prindërve të shkollave publike në kryeqytet është që në vitin e ardhshëm, pushteti lokal të ketë prioritet arsimin ngase gjendja nuk është aspak mirë. /Klankosova.tv