Arrogancë, presion e shantazhë e ka quajtur komentatori politik, Fidan Rama qasjen e Qeverisë së Kosovës karshi sindikatave të Kosovës.
Ai tha se ekzekutivi ka për qëllim ta sjell nga prizmi i opozitarizmit një sindikatë që ka një fuqi totale në vend.
“Politikë ka prej qeverisë, sepse do ta sjell nga prizmi i opozitarizmit një sindikatë që ka organizim më të mirë dhe që ka një fuqi totale në Kosovë. Pra, nuk bëhet fjalë këtu kush do me bë zgjeidhjen edhe pse është detyrë e kryeministrtit. I njëjti tash e sa muaj është i interesuar me bë këtë thyerje. Këshilli i Prindërve thotë duhet të fillojë mësimi”, tha Rama në Politiko në Kanal10.
‘Presioni, shantazhi kryekëputë është duke ardhur nga Qeveria. S’ka shantazhë më të madh sesa me të thanë “ta ndali rrogën nëse s’del në punë”. S’ka arrogancë e presion më të madh se si janë duke përjetuar sindikalistët sot”, shtoi më tej Rama.