E hënë, 16 Shtator, 2024

S’ka optimizëm nga testi PISA, renditen hallkat ku sistemi arsimor ka ngecje

- Advertisement1-

Në vititn 2022, rreth shtatë mijë nxënës kosovarë i’u nënshtruan testit PISA.

Për këtë test, rezultatet përfundimtare pritet të dalin në dhjetor të këtij viti.

- Advertisement -

E nisur nga renditjet e viteve të kaluara, njohësit e kësaj fushe nuk presin rezultate më të mira as kësaj here.

Drejtori i Institutit “Ed Guard”, Rinor Qehaja thotë se nuk pritet të ketë një rankim më të mirë as kësaj radhe.

Derisa rendit arsyet.

“Metodologjia e mësimdhënies dhe të nxënit në shkollat tona vazhdon të jetë e koncentruar në të mësuarit mekanik , që bie me atë se për çka në të vërtetë mbahet testi PISA. Në të njëjtën kohë nuk kemi ndonjë ndryshim substancial në korrikulë apo pedagogji që të mund të na tregojë ndryshimin e pritur në testin PISA”, vlerëson Qehaja.

Të njëjtin mendim ka edhe ish-zëvendësministri i arsimit, Dukagjin Popovci, ku përmes një përgjigjje elektronike ka treguar pritshmëritë e tij.

“Kemi pasur një periudhë pothuaj se dyvjeçare të çrregullimeve të vazhdueshme të procesit mësimor, të shkaktuara nga pandemia Covid-19. Pa dyshim se këto çrregullime kanë rezultuar me humbje të konsiderueshme mësimore në mbarë globin, prandaj ka gjasa që rezultatet në nivelin global, përfshirë edhe Kosovën, të jenë më të ulta se ato të vitit 2018. Po ashtu, nuk është se gjatë viteve 2018 dhe 2019 ka pasur përpjekje serioze për përmirësimin e cilësisë së arsimit, ndërkohë që vitet 2020 dhe 2021 kanë qenë vite të menaxhimit të krizës së shkaktuar nga pandemia dhe përpjekjeve për krijimin e kushteve minimale për proces arsimor normal”, thotë Pupovci.

- Advertisement -rrrrrrr

Testi PISA e ka nxjerrë Kosovën gati në fund të listës botërore në vitin 2015 dhe 2018. Në rezultatet e testit të parë Kosova është radhitur e 68-ta, në mesin e 72 vendeve, ndërsa rezultatet e testit të dytë në vendin e 77-të, në mesin e 79 vendeve pjesëmarrëse. /Tëvë1

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqip në Filadelfia: “Gjuha Jonë” mirëpret 80 nxënës në bankat e shkollës

Gjuha shqipe jehon edhe përtej Adriatikut, jo vetëm prej emigrantëve që kanë vendosur ta...

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen…”

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen...” "Çdo herë do të ktheheni në kujtimet...

Kompania Pestova gëzon nxënësit në Poçestë të Pejës me rastin e vitit të ri shkollor, ju dërgon VIPA Chips

Nxënësit e klasës të parë dhe parafillor të shkollës “Pjetër Budi” në fshatin Poçestë...

Nxënësit me rezultate të shkëlqyera, mësuesja tregon sekretin: Ku ka zhurmë, punohet

Adelina Kraja është mësuese e arsimit fillor, e cila prej vitesh ndjek një metodë...