E diel, 19 Janar, 2025

S’ka marrëveshje – greva në arsim vazhdon

- Advertisement1-

Kreu i SBASHK-ut, Rrahmna Jasharaj ka thënë se nuk ka ndonjë rezultat nga takimi me kryeministrin Kurti.

Jasharaj ka thënë se lajmi më i mirë nga ky takim është se ka nisur dialogu me Këshillin Grevist i kryeministrit Kurti, por nuk ka asgjë tjetër pozitive.

- Advertisement -

“Sapo dolëm nga një takim i shumëpritur. Takimi ishte goxha i gjatë. Të dy palët ndamë qëndrimet tona, ne ia rikujtuam kryeministrit kërkesat tona që tashmë i dini. Ata na treguan prapë angazhimet që janë bërë. Takimi ishte përmbajtjesor, por nuk ka ndryshime. Qeveria qëndron parpa atyre që i ka thënë, dhe ne qëndrojmë prapa kërkesave tona. Temë e nxehtë ishte edhe pakoja që e kanë dhënë pa diskutim me ne, ne kërkuam që ajo shumë të lëvizë. Ne ishim të gatshëm të bëjmë këtu edhe një kompromis të vogël, por Qeveria qëndroi te ajo shumë. Në takim nuk morëm asgjë pozitive dhe prapë do të mbesim në situatën e njëjtë”, tha Jasharaj para mediave.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...