E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

S’ka libra të reja për nxënësit e klasave 6-9: Do t’i përdorin ato të vitit paraprak të cilat janë të plotësuara

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se edhe vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024, të gjitha tekstet shkollore nga klasa e parë deri në të pestën do të shpërndahen falas, ndërsa nxënësit e klasave të 6 deri në të 9 do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak.

Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë së një pjesë e madhe e tyre nuk mund të përdoren, pasi janë të plotësuara nga nxënësit e vitit paraprak.

- Advertisement -

Edhe vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024, Ministria e Arsimit ka vendosur që t’i shpërndajë falas librat për nxënësit nga klasat e para deri në të 5 ndërsa nxënësit e klasës së 6 deri të 9 do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak. Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën Ministria e Arsimit.

“Për vitin shkollor 2023-2024, nxënësit e klasave (I-V) do të pajisen me tekste të reja shkollore, ndërsa nxënësit e klasave (VI-IX) do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak, siç e përcakton edhe UA 213/2016. MASHTI ka filluar me procesin e grumbullimit dhe përgatitjes së të dhënave për numrin e nxënësve të cilët duhet të furnizohen me tekste të reja shkollore, për vitin shkollor 2023-2024, thuhet në përgjigjën e Ministrisë së Arsimit.”

Se tekstet shkollore për të gjithë nxënësit e Shkollës fillore të mesme të ulët duhet të sigurohen nga shteti e thonë njohës të arsimit.

Xhavit Rexhaj, tha edukimi fillor është obligim i shtetit për arsye se disa prindër e kanë vështirë t’i sigurojnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

“ Shteti duhet të shpërndajë tekste shkollore, sepse edukimi i obliguar deri në klasën e nëntë është obligim i shtetit. Duhet t’i shpërndajë sepse disa prindër e kanë të vështirë t’i sigurojnë kushtet për mësim e sidomos kur rriten edhe çmimet e të tjera”, tha ai.

Ndërkaq, për sa i përket teksteve të vjetra ku drejtuesit e shkollave kanë kërkuar nga nxënësit që t’i kthejnë të gjitha tekstet nga klasa e parë deri në të 9, Rexhaj tha se disa prej tyre nuk mund të përdoren, për arsye se fëmijët gjatë procesit mësimore e kanë për detyrë t’i plotësojnë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis ndërtimi i çerdhes në fshatin Bellanicë të Malishevës

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i...

Nga Evans Drishti: “Simbolika e një dhurate” për nxënësit

Disa ditë më parë, mësuesja kishte bërë një bisedë në klasë në lidhje me...

Pensionohet mësimdhënësi Rizah Hajdari nga Drenasi

Është pensionuar mësimdhënësi Rizah Hajdari nga Drenasi, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi: Fjalë mirënjohjeje për mësuesin Rizah Hajdari...

Përurohet shkolla e re në Dragobil të Malishevës

Në Komunën e Malishevës u shënua një ditë e rëndësishme për arsimin, me përurimin...