E premte, 24 Janar, 2025

S’ka interesim për Ndërtimtari e Gjeodezi, shkak matematika

- Advertisement1-

Klan Kosova
S’ka interesim për Ndërtimtari e Gjeodezi, shkak matematika (VIDEO)
nga Valdrin Ibishi 2 orë më parë

Të planifikuara ishin 15 paralele të reja në klasat e 10-ta, të ndara në pesë drejtime të ndryshme.

- Advertisement -

Por në disa prej tyre, ani se atraktive, nuk u arrit të plotësohet numri i nxënësve në banka.

Tri paralele mbetën pa shkollarë në Shkollën Profesionale 28 Nëntori në Kalabri, dy në profilin e ndërtimtarisë e një në atë të gjeodezisë. Shkak duket të jetë lënda e matematikës.

E interesim më i madh është në drejtimet e Arkitekturës e Dizajnit Grafik.

Numri më i vogël i nxënësve në klasa, për mësimdhënësit nuk përbën problem. Madje për ta thonë se është ideale dhënia e mësimit në këto kushte.

E mos interesimi i nxënësve në drejtime të caktuara në shkollat profesionale, për njohësin e arsimit Rinor Qehaja, ka të bëjë me mos përditësimin e këtyre profileve.

Sipas Qehajës, indikator tjetër është se në këto institucione arsimore nuk ka interesim për nxitje të adoleshentëve. /Klankosova.tv

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Liri Hoxhaj nga Kosova magjistron në Universitetin e Bristolit me plis në kokë

Liri Hoxhaj, ish-studenti i Universitetit të Prishtinës, ka magjistruar sot në Universitetin e Bristol. Lir...

Ngjarje e tronditëse: Edukatorja fotografon fëmijën 3-vjeçar dhe e qëllon me shuplakë

Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në...

Rreziku nga dezinformatat dhe lajmet e rreme, ‘Çohu’ mban ligjëratë me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë

📍Organizata Çohu!, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike...

Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok...