Sivjet nxënësit kosovarë testohen në PISA: Çfarë rezultati pritni?

- Advertisement -

Nxënësit kosovarë këtë vit do t’i nënshtrohen testit ndërkombëtar PISA, e në të cilin testim ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pret rezultate të mira.

- paragrafi 1 -

Përkundër se pranon që pandemia ka ndikuar në cilësinë në arsim, Nagavci shprehet që nuk e ka menduar tërheqjen nga ky testim ndërkombëtar që vlerëson aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë.

- Advertisement -

Nagavci ka thënë se në fokus e kanë gjithëpërfshirjen dhe edukimin e hershëm ku potencon se për këtë vit janë ndarë pesë milionë euro për ndërtimin e çerdheve.

Po ashtu, ajo thekson që si ministri për këtë vit kanë buxhetuar punësimin e 100 mësimdhënësve për fëmijët me aftësi të kufizuara.