Sipas Webometrics: UP ngritet për 103 vende në botë

- Advertisement -

Universiteti i Prishtinës përmes një njoftimi thotë se vazhdon të dëshmohet si institucion lider i arsimit të lartë në mbarë hapësirën shqiptare.

- paragrafi 1 -

Sipas UP, kjo u vërtetua edhe një herë në azhurnimin e korrikut të Webometrics-it, ku UP-ja në këtë edicion ka shënuar ngritje për disa vende. #UPgrading ⬆👩‍🎓👨‍🎓

- Advertisement -

Në renditjen e përgjithshme, UP-ja është ngritur për 103 vende nga janari i këtij viti, kur është publikuar edhe renditja paraprake e rreth 12 mijë institucioneve të arsimit të lartë nga mbarë bota.

Ndërkaq, në një kohështrirje vjetore, nga korriku i vitit 2022, UP-ja është ngritur për 130 pozicione më lartë.

Sipas Webometrics, në rangimin kontinental, UP-ja është në top 1 mijë universitetet, i renditur në vendin e 960 në mesin e 6010 institucioneve nga Evropa, të cilat i nënshtrohen këtij rangimi. 🇪🇺🆙

- Advertisement -

Webometrics është renditje e institucioneve të arsimit të lartë, e cila realizohet çdo gjashtë muaj nga Cybometrics Lab (Spanish National Research Council, CSIC).