Qeveria e Kosovës edhe pse premtoi se gjatë janarit o të publikohet vlera e koeficientit, kur kanë mbetur edhe pak orët të mbyllet ky muaj nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Edhe pse këtë javë, saktësisht 5 shkurt, pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë, por asnjëri prej punëtorëve në sektorin publik nuk e di se sa do ta ketë pagën.
Ndërsa Qeveria sot heshti dhe nuk e publikoi vlerën e koeficientit, media të caktuara duke u thirrur në burime të tyre kanë prezatuar vlera të ndryshme të koeficientit të pagave, dhe duke thënë se Qeveria nesër do të dalë zyrtarisht me vlerën e koeficientit, shkruan Albanian Education.
Portali IndeksOnline duke u thirrë në burime raporton se vlera e koeficientit pritet të jetë 97 euro dhe kjo do të prezantohet nesër nga zyrtarët qeveritar.
Prezantohet nesër: Kaq pritet të jetë vlera e koeficientit të pagave
Kurse Gazeta Nacionale duke u thirrë në dy burime brenda Kuvendit të Kosovës thotë se koeficienti i pagës do të jetë 103.17.
Mungesa e përcaktimit të vlerës së koficientit përveç ankthit që ka shkaktuar tek zyrtarët publikë, mbase e ka arritur një efekt të dëshirueshëm për pushtetin. Kjo pasi nuk ka shumë ankesa, të cilat potencialisht do të dërgoheshin në Gjykatën Kushtetuese.
Megjithatë dy institucione deri tash, i janë drejtuar Avokatit të Popullit, të bindura se ky Ligj duhet ta kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese. (Albanian Education)