E diel, 19 Janar, 2025

Sipas pediatres Gjika, përse kurrë nuk duhet t’i thoni fëmijës ‘Pusho’!

- Advertisement1-

Shpesh në nerva e sipër, prindërit i drejtohen me urdhër fëmijëve të tyre të pushojnë së foluri.


Ky, sipas pediatres Lira Gjika, është një gabim i madh që ndikon negativisht te fëmijët.

- Advertisement -

Truri i fëmijës ndalon, sqaron pediatrja. Kjo është arsyeja shkruan Gjika në një postim në rrjetet sociale, përse fjala ‘pusho’, është e ndaluar në disa vende evropiane, në institucionet e edukimit, parashkollore dhe shkollore.

“Pusho, pusho, i drejtohen fëmijës, nëna, babai, gjyshërit deri te mësuesit në shkollë. Të gjithë këta të rritur, e përdorin këtë fjalë pa i shkuar në mënd se është një nga fjalët, që gjymton më shumë. Jo rastësisht në vendet e Europës veriore, fjala “pusho”, është e ndaluar me ligj, të përdoret në institucionet e edukimit, parashkollore dhe shkollore. Përdorimi i kësaj fjale, për fat të keq, tek ne, është shumë prezente në dialogun i rritur i parritur. Dhe sidomos, kur i rrituri ka humbur durimin dhe i kanë “hipur nervat”, pasi nuk po e mposht dot fëmijën. I rrituri, kur humbet durimin, përton të durojë apo të gjejë fjalën dhe mënyrën e duhur, deri sa fëmija të bindet, që të kryejë apo marrë komandën. Shkencëtarët thonë, se kur i rrituri i jep këtë urdhër fëmijës, truri i tij, fëmijës, stopon së menduari. Ky stopim shkakton “tharje” në strukturat e brishta të njerëzores, që fëmija me shumë mundim, po ndërton. Kjo është arsyeja, që vendet e zhvilluara e kanë ndaluar përdorimin e kësaj fjale në mjediset e edukimit”, shkruan pediatrja Gjika.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...