E premte, 17 Janar, 2025

Sipas një ankete: Veç 75% e qytetarëve duan që fëmijët të nisin mësimin

- Advertisement1-

Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka bërë një anketë me qytetarët, lidhur me nisjen e procesit mësimor dhe ndërprerjen e grevës.

Nga 1800 qytetarë që u anketuan, në pyetjen se çka duhet të bëjnë prindërit nga data 12 shtator të këtij viti, 75% prej tyre thanë se mësimi duhet nis.

- Advertisement -

Kurse, 12% thanë të shkojnë vetëm prindërit në shkollë, ndërsa, 13% janë të mendimit që të mos bëhet asgjë.

“Këto rezultate do të jenë bazë për të vlerësuar sugjerimet e KP të Kosovës drejt prindërve në gjithë vendin” thuhet ndër tjera në njoftim.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë zhvilluar takimin e radhës me Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Për më shumë se një orë u diskutua për grevën e shpallur nga BSPK-ja, për kërkesën sindikale për shtesën prej 100 euro dhe për veprimet e deritanishme të Qeverisë në trajtimin e kërkesave tjera paraprake të sindikatave.

Kurti e njoftoi Hykollin se Projektligji për Pagat e Sektorit Publik këtë javë ka përfunduar fazën e konsultimeve paraprake dhe se gjatë javës që po vjen do të dalë në konsultime publike, teksa e ftoi BSPK-në që të bëhet pjesë e këtyre konsultimeve.

- Advertisement -rrrrrrr

Mes tjerash, Kurti i tha Hykollit se Qeveria ka treguar gatishmëri për të adresuar kërkesa sindikale që trajtojnë në mënyrë sistematike problemet e punëtorëve të sektorit publik.

“Si dëshmi mori vendimet e MAShTI-t për të ndarë 1.7 milionë euro për 300 mësimdhënës me probleme shëndetësore, për buxhet shtesë për mësimdhënësit që kualifikohen si tepricë ashtu që mos të mbesin pa punë, trajtimin e barabartë të mësuesve klasorë dhe lëndorë në arsimin e mesëm të ulët, eliminimin e padrejtësive ndërmjet të gjitha kategorive të punëtorëve të arsimit dhe renditjen e mësimdhënësve me koeficientin më të lartë ndonjëherë sipas projektligjit të ri” thuhet në kumtesën e Zyrës së Kryeministrit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...

Psikologia e shkollës “Dy Dëshmorët” në Sheremet të Gjakovës mban seancë grupore me nxënësit e klasës 8-të

Shkolla "Dy Dëshmorët" në fshatin Sheremet të Gjakovës ka njoftuar se psikologia e shkollës...

Nxënësi Oso Bujupaj shkëlqen në nivel ndërkombëtar, drejt hapave të bëhet një yll i vërtetë i tenisit

Nxënësi Oso Bujupaj po shkon hapave drejt të bëhet një yll i vërtetë i...