E diel, 19 Janar, 2025

Sindikata e një shkolle në Ferizaj sfidon masën e paralajmëruar të SBASHK-ut

- Advertisement1-

Sindikata e Arsimit në shkollën fillore “Dëshmorët e Kosharës” në Komunën e Ferizajt bashkë me prindërit kanë dalë kundër grevës së paralajmëruar të mësimdhënësve për rritje të pagave.

Kjo pasi që Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se greva mund të nisë gjatë ditëve të ardhshme.

- Advertisement -

Prindërit dhe drejtuesit e sindikatës së kësaj shkolle kundërshtimin e mbështesin në pretendimin se fëmijët kanë humbur orë të shumta mësimore si pasojë e pandemisë.

Granit Rexhepi, kryetar i Sindikatës së Arsimit në këtë shkollë, ka thënë se në kundërshtim të grevës janë rreshtuar edhe disa mësimdhënës.

“Në vitin pandemik më 2020 pothuajse i gjithë viti ka humbur. Ka pasur mësim online joefektiv. Edhe viti 2021 gjithashtu ka pasur humbje, si përgjysmimi i orëve, kalimi në mësim online, etj. Por, greva nuk është momentumi që të mbahet, për shkak se është muaji i fundit i procesit mësimor për periodën e tretë”, ka deklaruar Rexhepi.

E Sadik Qerimi, përfaqësues i fshatit Koshare, ka kërkuar që të gjendet një alternativë tjetër, përveç grevës, për jetësimin e kërkesave për rritjen e pagave.

“Sindikata le ta gjejë një mënyrë tjetër, por orët mësimore të mos humbin. Pra, patjetër le të vazhdohet me mësimin. Metodat e tjera ata e dinë se si i gjejnë, mirëpo për të humbur orët mësimore nuk pajtohemi, as ne si komunitet dhe as si përfaqësues i fshatit, pasi që do të mbesin mbrapa nxënësit me mësime”, u shpreh Qerimi.

Fejzullah Vranovci, kryetar i Sindikatës së Arsimit për Komunën e Ferizajt, në një përgjigje për KOHËN, dhënë nëpërmjet telefonit, ka thënë se vetëm sindikata e një shkolle ka kundërshtuar grevën derisa të tjerat janë pajtuar që ajo të mbahet.

- Advertisement -rrrrrrr

“Jemi të përgatitur për grevë. Në momentin që jepet sinjali për grevë, atëherë do të fillojë dhe do të mbahet”, pohoi Vranovci.

Prindërit dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit në fshatin Koshare kanë bërë të ditur se nuk do të pajtohen për ndërprerjen e mësimit edhe në rast se merret vendimi për mbajtjen e grevës.  /koha.net/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...