E premte, 20 Shtator, 2024

Sindikalisti me përvojë: Qasja ‘vëllazërore’ e Jasharajt ndaj Kurtit ishte joprofesionale

- Advertisement1-

“Nuk preferohet të shkosh dhe të biesh në gjunjë ose të përkulesh para kryeministrit apo qeverisë sepse ju jeni partner i barabartë”.

Sindikalisti me përvojë të gjatë, Ndue Kalaj, e ka cilësuar si joprofesionale qasjen “vëllazërore” të kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharajt, ndaj Qeverisë Kurti gjatë takimit në lidhje me grevën në arsim.

- Advertisement -

Në një prononcim për klankosova.tv, ai ka thënë se Jasharaj ka shkuar për të biseduar me qeverinë si partner social dhe jo për çështje private.

“Kur shkon të bisedosh për çështjen e punëtoreve, aty nuk ka vëlla. Shkon të bisedosh si partner social sepse nuk shkon për vete, por shkon për anëtarët e tu”.

“Nuk preferohet të shkosh dhe të biesh në gjunjë ose të përkulesh para kryeministrit apo qeverisë sepse ju jeni partner i barabartë”.

“Kjo nuk është në frymën e sindikatës sepse sindikata nuk shkon t’i përkulet qeverisë dhe as kryeministrit, por shkon për t’i kërkuar të drejtat e anëtarësisë”.

Kujtojmë se më 13 shtator të këtij viti, kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një takim me Këshillin Grevist në lidhje me grevën në arsim e cila ende është duke u zhvilluar.

Pas takimit, Kurti ka dalë në një konferencë për media ku ndër të tjera ai ka theksuar se Jasharaj i ka kërkuar atij [Kurtit] që ta ndihmojë si vëlla.

- Advertisement -rrrrrrr

“Ata me mua janë sjellë thuajse buxheti i Kosovës është para e imja. Këto janë para të qytetarëve. Më thoshin na ndihmo si vëlla. Si vëlla të ndihmoj privatisht, por unë jam kryeministër. Ka kaluar koha kur kryeministrat bëhen vëllezër dhe të ndihmojnë si vëlla”.

Tutje, ai e ka kritikuar Këshillin Grevist edhe për qasjen e tyre duke thënë se po bëjnë shantazh dhe pazare. “Nuk bën kryeministri pazare”, ka shtuar ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...