Sindikalistët s’tërhiqen, duan shtesa në paga, kërkojnë reflektimin e qeverisë

- Advertisement -

Ashtu siç kishin paralajmëruar, punëtorët e sektorit publik të enjten kanë hyrë në grevë të përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre që lidhen me shtesa në paga. Grevës iu bashkuan edhe punëtorët e administratës. Grevistët paralajmëruan se nuk do të zmbrapsen nga veprime të tilla deri në realizimin e kërkesave. Ata fajësuan qeverinë se nuk u ka lënë zgjidhje tjetër.

- paragrafi 1 -

Punëtorët e sektorit publik kanë hyrë në grevë të përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e qeverisë, të cilat lidhen me shtesa në paga, e Ligjin e Pagave.

- Advertisement -

Grevës së përgjithshme të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i janë përgjigjur edhe punëtorët e Administratës të Komunës së Prishtinës e Sindikata e Bashkuar e Arsimit e Shkencës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre, greva do të vazhdoj edhe më tej.

Ndërkaq, mbarëvajtjen e grevës gjatë ditës nga afër e përcollën anëtarët e Këshillit Grevistë të BSPK-së.

- Advertisement -

Ata së pari vizituan çerdhen “Yllkat” e më pastaj, Administratën e Komunës së Prishtinës.

E kryetari i Shoqatës Sindikale të kësaj komune, Ahmet Gashi i njoftoi se shërbyesit civil i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për grevë.

Ndërsa Ali Gashi nga Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës ka fajësuar qeverinë e cila sipas tij, nuk u la zgjidhje tjetër përveç grevës.

Sindikalistët tash e një kohë të gjatë kanë kërkuar shtesa në paga prej 100-eurove, deri në miratimin e Ligjit për Paga. /Gazeta10