Nëse shihni këto 2 shenja duhet të shqetësoheni.
Sipas një studimi të fundit Amerikan, ka dy simptoma të reja që shfaqen tek fëmijët nga Covid-19, shkruan “Living”.
Nëpërmjet tyre prindërit mund të kuptojnë që fëmijët e tyre janë infektuar, transmeton lajmi.net.
Skuqja dhe kruajtja (inflamacionet) shkaktohen prej infektimit. Në gjuhën shkencore quhet MIS-C, nuk ndodh gjithnjë por në shumicën e rasteve janë si shkak i Covidit.
Kjo simptomë u zbulua për herë të parë në prill të vitit të kaluar dhe rastet në rritje të fëmijëve të infektuar ka bërë që të shihet më me seriozitet nga ekspertët dhe mjekët.
Ekspertët nga Spitali i Fëmijëve të Filadelfias thonë se diagnostikimi i tij ka rezultuar i vështirë pasi shumë nga simptomat, duke përfshirë skuqjen, ethet dhe shqetësimet gastrointestinale, janë të ngjashme me sëmundjet e tjera të fëmijërisë.
Ata kanë publikuar fotot të fëmijëve që kanë shfaqur simptomën, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e MIS-C, i cili mund të zhvillohet së bashku me koronavirusin.